Egjiptiani publikoi fotografitë e Kur’anit në miniaturë
Një person nga Egjipti ka publikuar fotogarfitë e një kopje shumë të vogël të Kur’anit të Shenjtë që është në pronësi të tij dhe që daton pothuajse 200 vjet më parë.
Kopja e Kur’anit, një nga më të voglat në botë, është pak më shumë se dy centimetra në gjatësi dhe është kaligrafuar gjatë epokës otomane, sipas faqes të internetit Wito website.
Kur’ani është 2 centimetra i gjërë dhe ka 2.5 centimetra gjatësi dhe ka një mbulesë të artë.
Edhe pse shumë i vogël, kopja e Kur’anit përmban të gjitha suret (kapitujt) e Kur'anit të Shenjtë.
Pronari i Kur’anit, Ahmed Kassem, jeton në Bani Suvayf, në lindje të Egjiptit, dhe e ka trashëguar atë nga babai i tij.
Ai thotë se nuk e ka ndërmend të shet kopjen e Kur’anit.