Kulturë

Egjiptianët të zemëruar për mbylljen e Qendrave Kur'anore

Një vendim nga Ministria e Solidaritetit Shoqëror të Egjiptit për të mbyllur një numër të qendrave Kur'anore dhe Islamike në Egjipt ka zemëruar njerëzit.

Sipas Al-Jazeera, shumica besojnë se vendimi do të hapë terrenin për rritjen e radikalizmit dhe ekstremizmit midis të rinjve.

Njerëzit kanë kritikuar ashpër këtë veprim në mediat sociale, duke e përshkruar atë si një plan për të minuar rrënjët fetare të Egjiptit.

Ministria për Çështje Fetare Egjiptit  edhe më parë kishte anuluar  lejet e dhëna për krijimin e një numër të qendrave fetare dhe Kur'anore.

Ata që dëshirojnë të themelojnë qendra të tilla tani e tutje duhet të marrin leje nga organet e sigurisë, përveç Ministrisë për Çështje Fetare.

Qeveria egjiptiane e ka goditue çdo opozitë, si dhe aktivitetet fetare në Egjipt që kur ish-presidenti Muhammed Mursi u rrëzua në një grusht-shteti ushtarak i udhëhequr nga ish-shefi ushtarak dhe kryetari aktual, Abdel Fatah el-Sisi në muajin korrik,  2013.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: IQNA News