Të Udhëzuarit Në Islam

Hollandezi i ri kristian e përqafon Islamin në Shiraz, Iran

Një holandez i ri i krishterë u konvertua në Islam dhe u bë musliman shia në prani të Ajetullah Sejjid Ali Asghar Dastgheib, kujdestari i kryesor i Xhamisë së Shenjtë të Ahmedit  dhe Muhammedit. 

Ajetullah Sejjid Ali Asghar Dastgheib  tha se Islami është një fe gjithnjë e qëndrueshme dhe e përhershme dhe Kur'ani është një libër superior ndaj Ungjillit dhe Teuratit.  

Ai tha se Teurati dhe Ungjilli janë shtrembëruar gjatë historisë, por Kur’ani  i Shenjtë është fjala origjinale hyjnore dhe e përhershme  pavarësisht kalimit të shekujve.

Pra, ne besojmë se Islami është feja më e plotë dhe fjala e Allahut në Kur’an është një parim i përhershëm.

Sot,  shembuj të Islamit të vërtetë mund të vërehet në Iran dhe disa vende muslimane. Por, disa njerëz si grupet terroriste tekfiriste dhe Daesh (ISIS) që pretendojnë të mbajnë besimin  Islam, ndërsa ata janë janë larg prej Islamit.”   Ai shtoi se tekfiristët dhe grupet terroriste të Daesh (ISIS-it)  pohojnë se veprimet dhe krimet e tyre janë të frymëzuar nga Islami, e vërteta është se janë duke thënë gënjeshtra. Realiteti i Islamit duhet të gjenden në modelet e tij kryesore, duke përfshirë edhe shkollën e mendimit të Pejgamberit  Muhammed(a.s.) me  Familjen e Tij  (Ehli Bejtin (a.s.), si dhe pasuesit e tij.

Ndërkohë, muslimani holandez tha se ai kishte qenë i inkurajuar nga muslimanët në vendin e tij për të udhëtuar në vendet muslimane si Irani për të zbuluar  realitetin dhe të vërtetën e Islamit.

Ai tha se dy vjet më parë ai vizitoi Iranin dhe që atëherë idetë e tij mbi Islamin dhe muslimanët ndryshuan, duke kuptuar se  muslimanët shia janë më të sjellshëm, më të dashur se pasuesit e shkollave të tjera Islame.

Përfundimisht, duke studiuar dhe duke bërë kërkime, unë e përqafova fenë e shenjtë Islame.

I pyetur se përse ai preferoi Islamin, ai tha se kur ai ishte i krishterë ai nuk ishte një individ i përkushtuar ndaj Krishterimit, por duke parë unitetin mes muslimanëve dhe kur ka vizituar Iranin dhe duke parë mënyrën e jetesës të muslimanëve, veçanërisht muslimanët shiitë, ai ndjeu paqe në mendje dhe u interesua për Islam.  

Që nga fillimi i vitit të ri të 1395, ( 21 Mars, 2016) tre persona janë konvertuar në Islam në Shahcheragh dhe në prani të Ajetullah Dastgheib.

Bazuar në një raport, duke vizituar  Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait (a.s.), një grua e etiopiane e përqafoi Islamin dhe u bë muslimane shia.

Duke i kuptuar parimet e Islamit, pranimit se s’ka zot tjetër përveç Allahut, Pejgamberi, Muhammedi (a.s.) është i Dërguari i Tij, Aliu (a.s.) është zëvendësi i tij, Almaz Mardas  e përqafoi Islamin dhe u bë muslimane shia.

Drejtori i për Çështje të Vizitorëve Jo-Iranianë  i  Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait (a.s.) në Mashhad, Iranan, Xhevad Hasheminexhad citoi zonjën Almaz Mardas të ketë thënë se ajo u konvertua në Islam, sepse ajo është e bazuar në parime të arsyeshme.

Drejtori, Xheavad Hasheminexhad tha për Agjencinë e Lajmve IRNA se  vizitorët e ndryshëm  jo-iranian duke përfshirë edhe dhjetë qytetarë evropianë dhe amerikanë janë konvertuar në Islam në Xhamine e Shenjtë të Imam Rizait  gjatë vitit të kaluar Iranian, që përfundoi  më 19 Mars 2016.

Disa jomuslimanë u konvertua në Islam në ditët e fundit. Për shembull, një gjerman dhe një student zviceran u konvertuar në Islam nga Krishterimi në ceremoni të veçanta të mbajtura në  Xhaminë e Shenjtë  Shahcheragh, në qytetin Shiraz, Iran.

Burimi: IRNA