Turqi

Erdogan viziton Kroacinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e ka nisur sot vizitën në Kroaci. Ai është takuar fillimisht me presidenten kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Erdogan me bashkëshorten e tij ka arritur në rezidencën presidenciale kroate, ku është pritur nga Kolinda dhe Jakov Kitaroviq.

Në Zagreb mbahet  Forumin e 7-të global të Koalicionit të civilizimeve në të cilin  morri pjesë presidenti turk Taip Erdogan.  Në Kroaci ai arrin i shoqëruar nga gjashtë ministra të qeverisë turke. Më pas ai do të pritet nga presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Mediumet kroate i kushtojnë rëndësi të madhe vizitës së Erdoganit. “Jutarni List”, njëra ndër gazetat më të lexuara kroate, vizitës së Erdoganit i kushton një tekst me titullin “Vjen lideri i njërit prej vendeve më të fuqishme në botë”. Në këtë tekst është përfshirë edhe deklarata e Mate Graniç, këshilltarit të presidentes kroate. Në bazë të përvojës së tij diplomatike, Graniç ka thën se shumë herë ka pasur rastin të njoftohet për respektin që ka Turqia ndaj Kroacisë.

“Kur e kam vizituar Turqinë herën e fundit u takova shkurtë me presidentin Erdogan, ai e vendosi dorën në zemër dhe tha ‘Kroacia është në zemrën time’”, ka deklaruar Graniç.