Kosova

Gjykata nuk merret me krime, policia arreston aktivistë të Vetëvendosjes

Sot në pikën kufitare në Vërmicë u arrestua anëtari i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Artan Abrashi. Sistemi gjyqësor dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë të keqpërdoren nga ky pushtet kriminal, duke përndjekur e arrestuar aktivistë të Lëvizjes për aksione të mëhershme politike./ thuhet në zyret e LVV .

Madje, ky arrestim, u bë me urdhërarrest të vjetër, me të cilin është arrestuar më parë aktivisti Artan Abrashi.

Arrestimet e tilla nga ky pushtet jolegjitim po tentojnë që ta dobësojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! në luftën e saj për një Kosovë sovrane e demokratike, kundër këtij regjimi autoritar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! bën thirrje që të ndalen përndjekjet dhe arrestimet e tilla, të lirohen aktivistët e arrestuar, dhe të çlirohet një herë e përgjithmonë sistemi i drejtësisë ashtu që të mund të kemi shtet të së drejtës dhe shtet të barabartë për të gjithë. Gjykatat dhe Policia do të duhej të angazhoheshin në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që nyjet i kanë në majat e pushtetit.