100 vjet nga njohja zyrtare islame në Kroaci
Me rastin e shënimit të përvjetorit të 100-të të institucionalizimit të islamit në Kroaci, në hapësirat e Bashkëisës Islame në Zagreb, të martën nisi takimi i bashkësive islame të Evropës me titull:”Myslimanët e Evropës- trashëgimia dhe ardhmëria”. Takimi i ka tubuar rreth 50 myfti, reisa, kryetarë, ministra, përfaqësuesit të vakëfeve, në të cilin do të bisedohet për gjendjen aktuale të myslimanëve në Evropë dhe do të ipet këndëvështrimi për ardhmërinë e islamit në Kontinentin e vjetër, duke pas parasysh rritjen e dukshme të islamofobisë në Evropë. Në mesin e të pranishmëve gjenden reis ul ulema i Bashkëisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës Hysein ef. Kavazoviqi, kryetari i Dijanetit të Turqisë Mehmet ef. Gurmezi, reis ul ulema i Maqedonisë Sylejman ef. Rexhepi dhe reis ul ulema i Malit të Zi Rifat ef. Fejziqi. Takimi nisi me leximin e asheres nga Kur’ani, e pas kësaj të pranishmëve iu është drejtuar myftiu i Zagrebit, nikoqir i takimit, Aziz ef. Hasanoviqi, të cilin këtë vit me një varg aktivitetesh po e shenojnë njëqind vjetorin e islamit institucional në Kroaci. Hasanoviqi deklaroi përveç tjerash se përvojat e tyre dhe formulimet juridike mund të shërbejnë të gjithëve në zgjidhjen e çështjes statusore dhe marrëdhënieve të rregulluara me bashkësit fetare dhe shoqërisë. Ka porositur se ”qëndrojmë para sfidës së madhe historike, në të cilin duhet të përgjigjemi”.
“Evropa prej neve kërkon partner sikurse edhe besimtarët tanë, pasi që ndihen të pafuqishëm. Dua që nga Zagrebi në këtë jubile të rëndësishëm të nis iniciativa për gjetjen e zgjidhjeve më të mira të mundshme të çështjes statusore të myslimanëve sikurse edhe të çështjeve tjera në Evropë”, shtoi Hasanoviqi. Ata ”kanë praktikën njëqind vjeçare pozitive në Kroaci, e të cilin duan ta ndajnë me të gjithë tjerë të cilët këtë praktikë nuk e kanë”.
Ministri i punëve të jashtme të Kroacisë Mirko Kovaq zyrtarisht me fjalimin e tij e ka hapur takimin dhe ka thënë se ky përvjetor ka forcën e veçantë dhe simbolikën posaqërish të rrethanave historike në të cilin gjenden aktualisht Kroacia, Evropa, por edhe bota. Sipas fjalëve të tij, Kroacia dhe Bashkësia Islame marrëdhëniet e tyre e kanë ndërtuar me shekujë. Kovaqi ka cek se islami është pjesë përbërsë e jetës kulturore dhe këtë bashkëpunim duhet vazhduar.”Këtë duhet çdo ditë kultivuar, ka thënë Kovaqi dhe theksoi se bashkëpunimi dhe toleranca si dhe ndërtimi i ardhmërisë së përbashkët mund të ketë sukses vetëm nëse janë të kyçur të gjithë faktorët relevant të shoqërisë. Si obligim i Kroacisë është që ajo këtë tolerancë duhet të zgjerojë ndaj fqinjëve dhe të ndihmojë në këtë aspekt në këtë pjes të botës. Kovaqi ka rikujtuar se Sabori(Kuvendi) në vitin 1916 zyrtarisht ka njohur islamit statusin e religjionit në Kroaci dhe i ka barazuar me bashkësit fetare katolike dhe hebreje. Ka porosit se të gjithë duhet të jenë krenar me raportin e shtetit dhe Bashkësisë Islame në këtë vend. Kovaqi ka theksuar se marrëdhënja e Kroacisë dhe Bashkësisë Islame është shumë kualitative dhe ka shtuar se është e rëndësishme që nga Kroacia të shkojë porosia e bashkëpunimit, mirëbesimit dhe se ndërtimi i ardhmërisë së përbashkët është e mundshme vetëm në rast se janë të kyçur në te të gjitha elementet e shoqërisë.
Ministri i drejtësisë së Kroacisë Ante Shpërlja ka thënë se Kroaci është krenare që ka këtë Bashkësi Islame e cila është pjesë e shtetit të saj. Sipas fjalëve të tij, pak janë shtete të cilët mund të lavdërohen me këtë bashkëpunim kualitativ të shtetit dhe Bashkësis Islame. Shpërlja ka theksuar se Bashkësi Islame në Kroaci çdo herë do të ketë partnerin në shtet.”Si shtet i zgjasim dorën e miqësisë islamit dhe islami ia kthen në mënyrë të njëjtë”. Islamin e shohin si element konstruktiv, e kurrë atë që duan të shfaqin në shtete tjetra, si element destruktiv.
Takimin vetëm me një fjali e përshëndeti kryebashkiaku i Zagrebit Milan Bandiqi:” Neve në Zagreb jemi zgjidhje, e jo problem. Le të vijnë nga Evropa dhe të shohin këtu tek neve zgjidhjen tonë për islamin”, ka porositur Bandiqi.
Shënimi i përvjetori të njëqindë të islamit në Kroaci filloi me promovimin e librit të ish myftiut të Zagrebit, Shefko ef. Omerbashiqime titull”Gurëzit e çmuar të Adriatikut”, pastaj vazhdoi me seancën solemne të të gjitha organeve dhe institucioneve të Bashkësisë Islame, në të cilin janë ndarë çmime anëtarëve më të shquar të cilët gjatë 100 viteve të kaluara kanë kontribuar me punë të theksuar drejt zhvillimit të Bashkësis Islame në Kroaci. Të mërkurën do të mbahet seanca solemne e kuvendit (Saborit) të Kroacisë në të cilin do të rikujtohet seanca e Kuvendit e mbajtur para 100 vitesh në të cilin Islami është njohur dhe barazuar me bashkësit tjera fetare në Kroaci.
Burimi: Al Jazeera