Serbia

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Serbi doli fitues koalicioni ”Aleksandar Vuçiqi-Serbia fiton”, të cilin e përbënin Partia Përparimtare Serbe (SNS) dhe 8 parti më të vogla, e cila fitoi 48,25% të votave nga 97,46% të votave të gjithëmbarshme të numëruara. Pas saj pason koalicioni i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) me 11, oo%, Partia Radikale Serbe (SRS) me 8,oo%, koalicioni i Partisë Demokratike(DS) me 6,oo%, Lëvizja “Mjaft më-Sasha Radulloviqi” me 6,oo%, koalicioni SDS-LDP-LSV me 5% dhe DSS-Dveri me 5%. Sipas shenimeve të publikuara në Parlamentin e Serbisë do të ulen deputetët nga shtatë lista koalicionesh dhe deputetët e pakicave boshnjake, hungareze dhe shqiptare. Nga pakicat 5 deputetët boshnjak, 4 deputet hungarez dhe 1 deputete shqiptare do të jenë pjesë e Parlamentit të ri të Serbisë. Në mesin e deputeteëve që kanë fituar do të jetë edhe Muamer Zukorliqi ish myfti i Sanxhakut, që është një fitore e duhur për përfaqësuesin boshnjak fetar. Fituesi i zgjedhjeve parlamentare, kryeministri i gjertanishëm dhe i ardhshëm Aleksanda Vuçiqi në fjalimin e tij të mbajtur pas publikimit të rezultateve të para preliminare, përveq tjerash ka deklaruar: ” nuk ka kohë për kremtë, por është koha për punë. Rezultatet janë mbështetja e fortë demokracisë, integrimeve ndërkombëtare dhe evropiane. Kemi treguar se Serbia është e bashkuar në përpjekjet e përbashkëta, ndërsa qytetarët na kanë dhënë besimin që të udhëheqim qeverinë që është nder i madh por edhe përgjegjësi e madhe”, ka deklaruar Vuçiqi.

Për 250 vende në Parlament kanë garuar 20 lista me gjithsejtë 3.270 kandidat për deputet. Serbia ka zgjedh dje parlamentin e njëmbëdhjetë me radhë nga futja e sistemnit shumëpartiak në vend që nga viti 1990.

Regullsinë e zgjedhjeve parlamentare në Serbi të mbajtura dje e kanë përcjell rreth 2000 vëzhgues të jashtëm dhe vendor, ndërsa rezultatet përfundimtare do të shpallen më së voni, me 28 prill, ditë e enjte në ora 20.00