Të Udhëzuarit Në Islam

Muslimani nga Tajlanda që e përqafoi Islamin: Xhamia e Shenjt e Imam Rizait është xhamia më e bukur që kam parë

Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait në Mashhad, Iran
Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait në Mashhad, Iran

Një musliman i konvertuar nga Tajlanda në vizitën e tij në Xhaminë e Shejtë të Imam Rizait në Mashh’ad, Iran, tha: Duke vizituar Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait dhe duke pare me sy, duke dëgjuar me veshë lutjet, admirimin për këtë Imam, kjo ishte skena më e bukur që kam parë ndonjëherë në jetën time .

Xhoalek i cili pasi e përqafoi Islamin zgjodhi emrin Xhennet, e vizitoi Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait së bashku me një grup të muslimanëve nga Tailanda dhe pati rastin me marrë pjesë në programe të ndryshme të përgatitura për vizitorët jo-iranianë  në  Xhamisë të Shenjtë të Imam Rizait.

Besimi në monoteizmin e Islamit ishte një nga motivet e mia kryesore që më udhëzuan drejt Islamit dhe të pranojnë fenë Islame, theksoi ai.

Duke besuar në monoteizëm  dhe duke njohur Allahun zemra e njeriut bëhet  e qetë dhe të mbushet  shpirti me pastërti. Islami na mëson që të jemi të sjellshëm ndaj njëri tjetrit dhe të praktikojmë  bamirësinë ndaj të tjerëve”,   pohoi muslimani i ri.

Unë jam përballur me shumë vështirësi për shkak të përqafimit të  Islamit, por kjo Fe Hyjnore  është aq e ëmbël sa që të gjitha pengesat dhe  problemet  u zgjidhen me lehtësi , shtoi ai.

Duke vënë në dukje se të jesh në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait ishte   ngjarja më e shkëlqyer në jetën e tij, Xhennet u shpreh: Që nga momenti kur unë u nisa për të udhëtuar në Iran dhe të vizitoi qytetin Mashhad u ndjeva shumë i emocionuar.

Duke vënë në dukje dashurinë, admirimin me zemër që kanë njerëzit për Imam Rizain, vizitori nga Tajlanda tha: “ Shërbyesit në Xhaminë e Shenjtë, gjithashtu, kanë trashëguar mirësinë e këtij Imami dhe i kanë dhënë një hapësirë ​​të tillë që vizitorët mund të adhurojnë  Allahun dhe të luten në qetësi të plotë.   

Shërbëtorët të cilët janë përgjegjës për t’i shërbyer vizitorëve jo-iranian e kryejnë detyrën e tyre në mënyrën më të mirë dhe i bëjnë të sigurtë se vizita e tyre me programe të veçanta  do të mbetet e paharrueshme, shtoi ai.

Burimi: Astan Quds