Imami Sunni, Amhamd Salami Mulavi Nazir: Familja e Pejgamberit, Muhammed (a.s.) një pikë e përbashkët në mesin e muslimanëve që udhëzon në unitet
Familja e Pejgamberit, Muhammed (a.s.) është e përbashkët për të gjitha drejtimet, rrymat islame, duke përfshirë muslimanët shiit dhe sunnitë.
Përfaqësuesi i Sistanit dhe Balukistan në Kuvendin e Iranit, Mulavi Nazir Amhamd Salami theksoi se Familja e Pejgamberit Muhammed (a.s.) e rritë unitetin mes muslimanëve duke llogaritur atë si një prej të përbashkëtave kryesore mes drejtimeve, rrymave Islame, sidomos mes muslimanëve shiitë dhe muslimanëve sunnitë.
Duke folur në një cerenmoni të mbajtur me rastin e përvjetorit të lindjes të Imam Aliut (a.s.), imami sunnit theksoi rolin kryesor që ka gëzon Imam Aliu (a.s.) si mishërim i besimit, barazisë, maturisë.
Mulavi Nazer Amhamd Salami kërkoi nga muslimanë shi’itë dhe muslimanët sunnitë të përmbahen nga ndarja dhe për të mirën e tyre të bashkohen.
Sipas tij, muslimanët duhet të bëjnë të pamundurën për t’i ndërprerë polemikat e tyre dhe të marrin masa, të përpiqen për nxitjen e unitetit dhe afrimit në Botën Islame, në mënyrë që të dalin kundër botës arrogante dhe armiqëve të tyre të përbashkët.
Çdo vit, miliona muslimanë mblidhen në Xhaminë e Shentë të Imam Aliut në qytetin e shenjtë të Naxhafit të Irakut për të përkujtuar përvjetorin e lindjes së Imamit të parë shia.
Djali i axhës i Pejgamberit Muhammed (a.s.), Imam Aliu është shumë i respektuar për guximin, barazinë, njohuritë e tij të thella dhe besnikërinë e thellë ndaj Pejgamberit, si dhe për administrimin e drejtësisë.
Imam Aliu është konsideruar nga muslimanët shiitë si simbol i drejtësisë dhe trimërisë.
Burimi: Takrib News