Kulturë

'Një Libër, Një Ummet’

'Një Libër, Një Ummet’ Moto e Garave Ndërkombëtare të Kur’anit që do të mbahen në Republikën Islamike të Iranit

Huxhet ul Islam Sejjid Mustafa Husseini
Huxhet ul Islam Sejjid Mustafa Husseini

Edicioni 33 i Garave Ndërkombëtare të Kur’anit  do të mbahen në Republikën Islamike të Iranit moton  ”Një Libër, Një Ummet”, tha një zyrtar.

Huxhet ul Islam Sejjid Mustafa Husseini, kreu i Qendrës për Çështje Kur'anore të Organizatës për Çështje Fetare dhe Çështje Islamike, tha për Agjencine e Lajmeve IKNA se garat janë planifikuar të mbahen në muajin maj, prej datës 11 deri më 17maj 2016.

Ai tha se Mesxhidi i Imam Humeinit (r.a.) në Teheran do të presë këtë ngjarje Kur’anore njëjavore.

Sipas zyrtarit, përveç moton kryesore, ” Një Libër, Një Ummet” do të ketë një moto për çdo ditë të Garave Kur’anore. 

Njëri prej tyre do të jetë Një Ummeti në zi për një Tragjedi”, tha ai, duke vënë në dukje se me këtë moto do të përkujtojë figurat  e shquara  Kur'anore që humbën jetën e tyre në fatkeqësi të vitit të kaluar në Mina, Arabinë Saudite, gjatë Haxhit.

Tema të tjera përfshijnë  edhe këto Pejgamberi i Shenjtë (a.s.),  Zgjimi Islam, dhe Rezistenca Islamike, tha ai.

Huxhet ul Islam Husseini shtoi se do të ketë një numër të programeve në margjinat e Garave Kur’anore, duke përfshirë edhe një ekspozitë.

Garat Ndërkombëtare Kur’anore të Iranit organizohet çdo vit nga Organizata për Çështje Fetare dhe Çështjeve të Bamirësisë me pjesëmarrjen e kënduesve të shquar dhe hafizëve të Kur’anit. 

Kjo ngjarje, kjo veprimtari mbledh së bashku pjesëmarrës nga pothuajse të gjitha vendet islame, duke siguruar një mundësi unike për njerëzit nga raca të ndryshme në të gjithë kontinentet për t’u tubuar në një shfaqje të unitetit.

Burimi: IQNA News