Amerike

Gazi i lëngshëm amerikan në tregun evropian

Nga SHBA-të drejt Evropës për herë të pare në histori ka filluar dërgesa e gazit të lëngshëm i cili do të sjell ndryshime të mëdha në tregun evropian në të cilin dominon Rusia. Anijembajtësja  amerikane me gaz të lëngshëm në fund të prillit do të arrijë në limanin portugalez Sinesr dhe do të shkaktojë çrregullime tektonike në tregun energjetik evropian në të cilin gjer tani ka dominuar Rusia. Amerika në këtë mënyrë ka ofruar çmim të volitshëm në mes të gazit të lëngshëm dhe gazit natyror i cili gjer te shpenzuesi i fundit dërgohet në me gazësjellësve nga Rusia dhe Azia Qendrore. Çmimi i gazit të lëngshëma amerikan sipas vlerësimeve pre eliminare do të jetë 4, 3 dollar për një milion njësi termale, gjersa çmimi i gazit natyror rus aktualisht është 5, 8 dollar. Pritet që Evropa të jetë tregu i madh për gazin amerikan, konkurent më të madh do të jetë Rusia e cila furnizon Evropën me 1/3 e sasive të gjithëmbarshme të nevojshme evropiane. Kompania ruse “Gazprom” më heret ka deklaruar se nuk planifikon të udhëheq garën me çmime, duke pretenduar se në rast nevoje do të jetë e detyruar të zvoglojë çmimin e gazit, do të zvoglojë shpenzimet e veta që të mbaj pozicion dominues në treg .

“Mendoj që Gazpromi nga ana e tij është i gatshëm për garën eventuale në çmim me SHBA-të. Nuk përjashtojmë mundësinë që anijembajtësja me gaz të lëngshëm të cilin SHBA-të e kanë dërguar në Evropë është balon provues, dhe në këtë mënyrë SHBA-të hulumton rezervat e efikasitetit të kompanisë ruse Gazprom”, ka deklaruar eksperti rus Kapitonov.”Mendoj që çdo vend evropian do të duhej të mendoj dy herë para se të nënshkruaj kontratën  për blerjen e gazit të lënshëm amerikan, pasi që në këtë mënyrë shfyrtëzohet zingjiri furnizues shumë i komplikuar logjistik”. Analistët konsiderojnë se anijembajtësja e parë me gaz të lënshëm drejt Evropës  është strategjia e gjerë e Perëndimit të zvoglojë varshmërin e Evropës nga gazi rus. Mediat amerikane në atë kontekst shohin edhe normalizimin e përshpejtuar të marrëdhënieve në mes Turqisë dhe Izraelit i cili ka zbuluar rezerva të mëdh atë gazit natyror në detin Mesdhe, dhe është i interesuar që të eksportojë gazin nëpërmjet Turqisë për në Evropë. Ankaraja pret që Izraeli të fillojë eksportin prej 30 miliard metra kub gaz në vit, prej të cilëve 10 miliard do të ishin për tregun e Turqisë gjersa 20 miliard tjerë do të shkonin në tregun e Evropës. Turqia konsideron se çmimi i gazit izraelit i cili është 199 dollar për 1000 metra kub është  mjaft konkurent.                                 

Burimi: globalcir