Amerike

Muslimanët e Miçiganit e lejojnë Kishën të përdorin Xhaminë e tyre

Kisha Unitariane Univerzale në Lansing, Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është ndihmuar  nga një xhami lokale, e cila e ka lejuar  Asamblenë e Kishës që të zhvillojë shërbimet kishtare në gjimnazin e tyre, ndërsa kisha e tyre e re është në ndërtim e sipër. 

Që nga 3 prilli, 2016, Kisha Unitariane Univerzale  i ka mbajtur shërbimet e tyre në Gjimnazin e Shoqërisë Islame të Lansing-ut, ndërsa asambleja pret derisa të përfundon ndërtimi i kishës, raporton Religion News Service.

Shoqëria Islamike u ka ofruar hapësirë ​​ të lirë, për t’u bërë një shembull për bashkësitë tjera fetare”, sipas Sohail Chaudry, imam në Shoqatën Islame.

Kjo është një ngjarje e bukur që po përjetojmë”, ka thënë  prifti i Kishës Unitariane Univerzale K.Bert për RNS. Kjo është një marrëveshje e bukur.

Pas falënderimeve,  Asambleja e Kishës ka vendosur që shërbimet e kishes të bëhën në xhami. Shoqëria Islamike do të japë para për Fondin Islamik të Ndihmave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një organizatë që ofron ndihmë për viktimat e krizës së ujit toksik  në Flint, Michigan.

Xhamia mban shërbimet e saj ditën e xhuma, të premten, ndërsa kisha mbanë shërbimet e saj të dielën, kështu kanë bërë marrëveshje të dy grupet  fetare,  kjo është një zgjidhje praktike për shkak të mungesës së përkohshme të një kishe e cila është në ndërtim.

Kisha pret për dalur  në ndërtesën e saj të re, një shkollë e rinovuar, në muajin maj. Në ndërkohë, Shoqëria Islamike gjithashtu ka çelur fushatën për ndihmë në ndërtimin dhe renovimin e kishës, në faqen e saj të internetit. Në një postim të blogut të xhamisë, kërkohen vullnetarë për të ardhur në Kishën Unitariane Univerzale  'për të ndihmuar në ngjyrosje , për të punuar, për të pastruar, për të riparuar.

Në një rast të ngjashëm në vitin 2012, Qendra Selam e Komuniteti  në Sacramento, Kaliforni, e ka lejuar Kishën Qendra e Jetës Shpirtërore për të mbajtur shërbimet e saj për Pashkët në xhaminë e tyre.