Kosova

Autokratët në lulëzim të Ballkanit

Nga Mali i zi deri në Maqedoni, një gjeneratë e re udhëheqësish ka mësuar sesi t’i tregojë Perëndimit atë çka dëshiron të dëgjojë, ndërkaq shkatërrojnë demokracinë në vendet e tyre.

Në vështrimin e parë, veçanërisht në krahasim me vendet e tjera të botës, Ballkani duket të jetë në një formë shumë të mirë.

Në mënyrë më të veçantë, vitet e fundit, duket se kanë qenë pozitive përsa i përket ambicieve të rajonit për integrimin në Perëndim. Në vitin 2013, Kroacia, pasi kaloi nëntë vite si një vend kandidat u bë zyrtarisht anëtare e Bashkimit Evropian. Një vit më parë, Serbia u bë kandidate zyrtare për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ndërsa në vitin 2014, Shqipëria u’i bashkua radhës së Malit të Zi dhe Maqedonisë, të cilat kanë qenë shtetet kandidate për disa vite. Madje edhe Kosova, pavarësia e të cilës ende nuk është njohur nga pesë anëtarë të BE-së ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, duke hapur kështu rrugën për anëtarësim të mundshëm në të ardhmen.

Ndërkohë, NATO, dhjetorin e kaluar i ka dërguar një ftesë zyrtare Malit të Zi për anëtarësim; një muaj më vonë, pa shumë zhurmë, qeveria serbe ka nënshkruar një Plan të Partneritetit Individual të Veprimit me NATO-n, i cili thellon edhe më tej bashkëpunimin mes ushtrisë serbe dhe aleancës ushtarake perëndimore dhe i ka garantuar kështu trupave NATO-s imunitetin dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë territorin e Serbisë. Shqipëria dhe Kroacia kanë qenë anëtare të NATO-s që prej vitit 2009, ndërkohë që oferta e Maqedonisë për t'u bashkuar është penguar nga mosmarrëveshja e saj me Greqinë rreth çështjes së emrit.

Objektivi i nxitjes së fundit diplomatike nga ana e Perëndimit ka qenë që t’i kundërvihet ndikimit rus në rajon dhe që të sigurojë konsolidimin e regjimeve demokratike dhe sundimin e ligjit atje. Dhe, duket se  përpjekjet e Perëndimit janë duke dhënë fryte.

Por një vështrim më i afërt i këtij sukses të prezumuar tregon se fruti mund të jenë i kalbur. Një gjeneratë e re e autokratëve ka marrë në udhëheqje rajonin, ndonjëherë me bashkëpunimin e drejtpërdrejtë politikaëbërësve  shmë të gatshëm amerikanë dhe zyrtarë të papërqëndruar të BE-së. Është e qartë se Perëndimorizimi dukshme i rajonit , ka ardhur me mjë kosto të majme.

Të dyja palët politikëbërëse, të ShBA-së dhe BE-së janë treguar të gatshme të bëjnë një sy qorr ndaj korrupsionit, i cili ka infektuar qeveritë e rajonit, gjithashtu kanë minimizoi apo edhe injoruar rritjen lemetitëse të udhëheqësve autokratë. Këto autokratët veprojë nën një tjetër rregullore loje, më të mprehtë se sa ajo që përdorninnë vitet 1990: Ndërkombëtarsht, në politikën e tyre të jashtme, ata e përqafojnë me entuziazëm BE. Me përjashtim të Serbisë, ata shprehin të njëjtin entuziazëm edhe për NATO-n. Ata janë të mirë-trajnuar për t’i thënë diplomatëve perëndimorë atë që ata duan të dëgjojnë, ndërkohë që blatantly shkatërrojnë pamëshirshëm parimet demokratike dhe sundimin e ligjit në vend.

Brenda vendit, këta udhëheqës mbështeten në një formulë të provuar dhe testuar që i bën shtetasit ekonomikisht të shtypur të këtyre shteteve – të cilët përballen me disa nga normat më të larta të papunësisë në Evropë –  krejtësisht të varur në networkët të zotëruara dhe të kontrolluara nga shteti për punë dhe burime të tjera. Gjithashtu, këto sundimtarë nënverësojnë kundërshtarët e tyre të brendshme duke lidhur aleanca me oligarkët, shpesh të varur nga shteti për pasurinë e tyre dhe duke ushtruar kontroll mbi mediat dhe mbi sitemin gjyqësor.

Konkretisht, Mali i Zi. Mali i Zi, një vend i vogël me një popullsi prej 650,000 banorëve, ka arritur që, në një mënyrë apo në një tjetër, të jetë nën sundimin e kryeministrit aktual Milo Djukanovic dhe Partisë së tij Demokratike të Socialistëve (PDS) për 25 vjet. Në fund të viteve 1990, Djukanovic prishi marrëdhëniet me kahun pro-serb të partisë së tij dhe në vitin 2006 e drejtoi Malin e Zi drejt pavarësisë nga Serbia. Që Prej asaj kohe, Djukanovic e ka shndërruar de facto Malin e Zi në pronën private të familjes së tij. Në vitin 2007, prokurorët italianë e akuzuan Djukanovic se kishte drejtuar një komplot që përfshin kontrabandën e cigareve dhe pastrimit të parave në vitet 1990 – akuza këto që Djukanovic i ka mohuar me forcë dhe në mënyrë të përsëritur, duke u mbështetur në imunitetin e tij diplomatik për të shmangur bashkëpunimin e detyruar me prokurorinë. Në vitin 2009, njw raport nga Shoqwria Ndërkombëtare e Gazetarëve Investigativë ka zbuluar se Djukanovic posedonte asete pronësie me vlerë gati 15 milion $ - një vezë magjike për dikë , të ardhurat mujore të deklaruara të të cilit janë 1500 euro. Vëllai Djukanovic, Aco Djukanovic është një prej njerëzve më të pasur të Malit të Zi. I cili ka fillur të punojë si një promotor koncertesh në vitet 1990, ndërsa tani, ai është– në mesin e bizneseve të shumta të tjera në  të cilat është përfshirë – aksioneri kryesor i First Bank, e cila mendohet prej shumë njerëzish të ketë qënë një privatizim i manipuluar në 2006. Privatizimi përfshinte një tender të hapur që kishte nxjerrë një ofertë të vetëm, një kompani në pronësi të vëllait të kryeministrit. Detyrimisht, banka u bë më e madhja në Malin të Zi, me qeverinë si klienti i saj më i madh.

Në Maqedoni, udhëheqja njëdekadëshe e partisë së qendrës së djathtë VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit është shoqëruar jo vetëm nga korrupsioni i shfrenuar, por edhe nga një minimizim dhe shpërfillje e demokracisë. Vitin e kaluar shpërtheu një skandal që përfshiu edhe Gruevskin, duke zbuluar se qeveria kishte përdoriur gjerësisht shërbimit e fshehta të brendshëm për të përgjuar opozitarët dhe bashkëpunëtorët politikë të Gruevskit.

Vetëm në 2014-n, BE ka arritur të identifikojë disa probleme serioze të korrupsionit të nivelit të lartë në Maqedoni - por pas daljes në pa të skandalit, një hetim i Komisionit Evropian ka konstatuar se qeveria është angazhuar sistematikisht në ndërhyrje në çështjet gjyqësore, kufizimet e lirisë së medias, parregullsi zgjedhore, mjegullimin e shtetit dhe partisë, si dhe mungesë të mbikëqyrjes së aktiviteteve të inteligjencës. Pasojat politike të skandalit, përfshirë edhe bojkotin e parlamentit nga opozita, u përmblodhën me ardhjen e një ndërmjetësi të BE-së për negocimin e dorëheqjes së Gruevskit dhe vendosjen e një afati kohor të ri për zgjedhjet e këtij viti. Megjithatë mungesa Gruevskit në qeveri duket se do të jetë e përkohshme. Ai është aktiv në fushatë dhe e bën paraqitje mediatike pothuajse të përditshme gjithashtu sondazhet tregojnë se VMRO-DPMNE mbetet partia më popullore e Maqedonisë dhe është e gatshme për t'u kthyer në pushtet. Dhe vetëm këtë javë, aleati i Gruevskit, presidenti maqedonas Gjorge Ivanov befas urdhëroi fundin e një hetim penal mbi skandalin e përgjimeve. Efektivisht, kjo e liron Gruevskin nga perspektiva e mundshme e përballjes me akuza penale për veprimet e tij.

Nga Kroacia në Shqipëri, rajoni ka shumë tregime të zymta të autokratëve që janë mbështjellë me rrobën e demokratikëve.

Nga Kroacia në Shqipëri, rajoni ka shumë tregime të zymta të autokratëve që janë mbështjellë me rrobën e demokratikëve. Megjithatë, kredet për transformimin më dramatike politik – nga aleati i një krimineli lufte nw të preferuarin e Perëndimit – padyshim i takon kryeministrit aktual serb Aleksandar Vuçiç.

Shpejt Vuçiç është shndërruar në të preferuarin në Perëndim për gatishmërinë e tij për të larguar ndikimin rus në vend. Vuçiç ka arritur ta realizojë këtë akt të mirënjohur, pavarësisht rezistencës së partnerit të tij qeverisës dhe ish-këshilltarit të tij, presidentin Tomisllav Nikolic. Të dy, Vuçiç dhe Nikoliç i kaluan fundet e viteve 1990 si aleatë të ish-diktatorit Sllobodan Millosheviç, por që atëherë kanë bërë një rrugë të gjatë në rimodelimin e imazheve të tyre nga nacionalistë radikalë në reformatorë.

Vitin e kaluar, Vuçiç ishte një ndër udhëheqësit e pakët të Ballkanit që u prit në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me zëvendës-presidentin e ShBA-së, Joe Biden dhe Këshilltaren e Sigurisë Kombëtare, Susan Rice. Në një lëvizje, që ka gjasa t’i ketë kënaqur zyrtarët e ShBA-së, Vuçiç ka penguar një grusht shteti të madh gjeopolitik duke nënshkruar marrëveshjen e pazakontë me NATO-n, duke shpërfillur në mënyrë efektive atë që shumë e panë si përpjekjet ruse për të krijuar një pikëmbështetje ushtarake në Serbi. Ashtu siç pritej, Moska reagoi me zemërim për marrëveshjen e Beogradit me NATO-n, por deri më tani nuk ka hedhur ndonjë hap për hakmarrje.

Megjithatë, Vuçiç ende nuk e ka hedhur në plehra numrin e telefonit e Kremlinit. Tetorin e kaluar, ai vizitoi Moskën, ku u takua me presidentin Vladimir Putin dhe nënshkroi një marrëveshje për blerjen e pajisjeve ushtarake ruse. Ndryshe nga Shqipëria dhe Mali i Zi, Vuçiç ka refuzuar kërkesat e BE-së që t’i përmbahen sanksioneve kundër Rusisë, të vendosura pas krizës në Ukrainë. Ai dhe Nikolic kanë bërë të dy përpjekje personale për të zbutur frikën ruse mbi marrëveshjen e Serbisë me NATO-n dhe të riafirmojnë pozicionin zyrtar të neutralitetit ushtarak.

Dhjetorin e kaluar, Vuçiç u lavdërua nga zyrtarët e BE-së për arrestimin e 80 ish zyrtarë, përfshirë ish-ministra, me akuzën për korrupsion. Konvencialisht për Vuçiç, shumica e të arrestuarve ishin anëtarë të partive opozitare. Edhe Mediat e pavarura të Serbisë kanë vuajtur nën sundimin e tij: Human Rights Ëatch ka raportuar se numri i sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në Serbi ka qenë ndër më të lartët në rajon. Vetëm kohët e fundit, një gazetar në televizionin shtetëror serb u shkarkua sepse i kishte pyetur Vuçiçit pyetje të papërshtatshme për rolin e tij në spastrimin etnik të viteve 1990. Nuk ishte momenti i duhur: Lënja mënjanë karakterit të tij reformist dhe pro-europian është veçanërisht e rëndësishme për Vuçiç këto ditë, pasi këtë muaj ai do të përballet me zgjedhje, të cilën ai pritet të fitojë ndjeshmërisht.

Pjesërisht, Vuçiç ka arritur të afrojë veten drejt Perëndim, nëpërmjet gatishmërinë së tij për të vazhduar negociatat me udhëheqjen e Kosovës, në një përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me vendin sapolindur. Gjithsesi, ky normalizim, nuk ndonjë qëllim nga ana e Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës, gjë të cilën Vuçiç e refuzon kategorikisht, apo për të shpërbërë institucioneve paralele të Beogradit në veri të kontrolluar nga Serbia. Në fakt, nën presionin e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, vitin e shkuar qeveria e Kosovës ra dakort të njohë dhe të bashkëpunojë me disa prej këtyre institucioneve, një veprim që ngjalli një reagim të ashpër politik. (Kosova, më pak se një dekadë i vjetër është tashmë e ekspozuar ndaj tipareve të një autokracie që ka nisur të lulëzojë: Partia Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga ish-kryeministri dhe së fundmi i zgjedhur si president, Hashim Thaçi nuk arriti të fitojë shumicën për pushtet në zgjedhjet e vitit 2014 të vendit dhe arriti të qëndronte në pushtet, kryesisht duke u mbështetur në kontrollin e partisë mbi Gjykatën Kushtetuese. Në përgjigje të protestave të opozitës kundër marrëveshjes me Beogradin, qeveria ka arrestuar dhjetëra deputetëve të opozitës dhe liderin e partisë kryesore të opozitës dhe ka përdorur njësitë policore të anti-terrorizmit për të bastisur selinë partia kryesore së opozitës.

Për një sërë arsyesh, politikëbërësit e ShBA-së dhe BE-së kanë treguar tolerancë të madhe ndaj abuzime të autokratëve të Ballkanit. Në kontekstin e krizës në Ukrainës, prioritetet e ShBA-së janë zhvendosur drejt zgjerimit të NATO-s dhe parandalimit apo minimizmit të ndikimit rus në rajon, veçanërisht në Serbi dhe Mal të Zi. Kjo i bën liderë si Djukanovic dhe Vuçiç interlokutorë me vlerë të veçantë. Disa vëzhgues besojnë se mbështetja e SHBA-së në njohjen e pretendimeve serbe në veri të Kosovës është pjesërisht rezultat i këtij këndvështrimi të zhvendosur gjeopolitik, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara janë të gatshëm të paguajnë një çmim për të qetësuar Beogradin. Nxitja diplomatike për njohjen ndërkombëtare të Kosovës duket se ka filluar të humbë prioritetin: Megjithëse është njohur nga më shumë se 100 vende, Kosova mbetet e përjashtuar në masë të konsiderueshme nga organizatat ndërkombëtare. Vitin e kaluar, vendi nisi një përpjekje të dështuar për t'iu bashkuar UNESCO-s.

Gjithashtu edhe gjeopolitika i ka vënë theksin rëndësisë së udhëheqësve efikasë të Ballkanit në mënyra të tjera: Sot, aftësia e tyre për të realizuar menjëherë kërkesat më të shpejtë të fuqive perëndimore është më e çmuar se suksesi në procesin e gjatë dhe të ngadaltë të reformës demokratike dhe gjyqësore. Kriza e refugjatëve e ka bërë Maqedoninë një shtet të rëndësishëm kufitar, dhe BE-ja ka bërë një sy qorr për përdorimin e taktikave të dhunshme të vendit për të penguar sirianët dhe të tjerë refugjatë të Lindjes së Mesme të hyjnë në vend tranzit me destinacione të tilla si Austria, Gjermania dhe Franca. Edhe përpjekjet e Serbisë për të kontrolluar rrjedhjen e refugjatëve janë duatrokitur në mënyrë të barabartë, sidomos duke pasur parasysh tensionet që kjo situatë ka krijuar në Hungarinë fqinje. Për më tepër, kriza e brendshme, duke përfshirë edhe dilemën e zonës evropiane, Brexit dhe dështimet politike rreth fluksit  të refugjatëve, kanë mbajtur zyrtarët e BE-së të zënë me çështje të brendshme, duke e bërë zgjerimin BE-së një çështje të mëvonshme.

Shqetësimet thelbësore rreth çështjeve të sigurisë dhe të stabilitetit politik janë pjesërisht përgjegjëse për dhënien e lirisë së  lulëzimit të autokratëve të Ballkanit. Të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e tyre, për qëllimet strategjike dhe interesat përtej demokratizimit dhe shtetit të së drejtës, liderët lokalë kanë shfrytëzuar me mjeshtëri mbulesën politike dhe diplomatike të ofruar nga lidhjet e përforcuara me BE-në dhe SHBA-në për të sulmuar dhe për të eleminuar kundërshtarët e brendshëm. Këto lidhjetë ngushta kanë lejuar në veçanti liderët si Gruevski, Thaçi dhe Djukanovic të pretendojnë se, ndryshe nga kundërshtarët e tyre, ata gëzojnë mbështetjen e patronëve të fuqishëm perëndimore. Dhe me dobësimin e opozitës së brendshme, ka pengesa shumë jodomethënëse mes tyre dhe ambicieve të tyre të mëdha për pushtet.

Ballkani mund të sigurojë një amortizator për të mbledhur ndikimin rus në Evropë dhe ta pasurojë atë nga rrjedha e refugjatëve të Lindjes së Mesme. Tolerimi i sjelljes autokratike dhe të keqqeverisjes mund të duket një çmim të vlefshëm për të paguar në këmbim të stabilitetit. Por ky është një hamendësim i rrezikshëm dhe i kushtueshëm. Vitin e shkuar, në një vizitë në Kroaci, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Victoria Nuland mbajti një fjalim duke paralajmëruar liderët e rajonit kundër kërcënimeve të ekstremizmit të dhunshëm, korrupsionit, kriminalitetit, autokratëve të rëndomtë dhe oligarkëve të cilët vijnë me dhurata për të promovuar interesat e tyre. Deklarata u interpretua si një goditje ndaj Rusisë. Por politikëbërësit e ShBA-së dhe BE-së duhet të pyesin veten nëse oligarkët, autokratët dhe kleptokratët, të cilët ndodh të jetë pro-perëndimore, janë ndonjë më të mirë se Putin – apo të dobishëm për interesat afatgjata në rajon të Perëndimit. BE duhet të vendosë nëse do të nxisë për reforma dhe ndryshime politike kuptimplota apo do të lejojë autokratët e paqëndrueshëm të Ballkanit të zvarrisin rrugën e tyre drejt BE-së.

Burimi: Foreign Policy