Kulturë

Seminar rreth Islamit në Gjeorgji

Një seminar i titulluar Islami në Gjeorgji; Politika e Qeverisë dhe Pikëpamjet Rajonale është mbajtur në fillim të javës në kryeqytetin e Gjeorgjisë, në Tbilisi.

Sipas faqes të internetit të Qendrës Kulturore të Kaukazit, një numër i dijetarëve fetarë, figura kulturore, njerëz të medias dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare evropiane morën pjesë në këtë ngjarje.

Seminari u zhvillua në Shtëpinë e Organizatës së Kaukazit.

Duke iu drejtuar Seminarit, Shefi i Departamentit të Muslamanëve të Gjeorgjisë, Haxhi Ramin Igdiyev shtjelloi aktivitetet dhe objektivat e departamentit, duke thënë se ai kërkon për të zhvilluar Islamin në Gjeorgji dhe për të promovuar stabilitetin fetarë në Gjeorgji, një vend ku ka besime të ndryshme. 

Ai shtoi se departamenti ka bërë përpjekje për të zhvilluar atmosferën e tolerancës në Gjeorgji dhe për të rritur solidaritetin dhe unitetin në mesin e ndjekësve të shkollave të ndryshme Islame në Gjeorgji.

Natyra paqësore e besimit Islam, refuzimi i terrorizmit nga feja Islame,  shkaqet e shfaqjes së grupeve ekstremiste, dhe historia e Islamit në Kaukaz ishin disa nga çështjet e diskutuara në seminar njëditor.

Gjeorgjia është një vend ndërmjet Evropës dhe Azisë. Muslimanët në Gjeorgji përbëjnë rreth 14 për qind të popullsisë prej rreth 4 milion banorëve të  vendit.

Burimi: IQNA News