Kosova

Gratë shqiptare pre e ISIS-it , fëmijët përgatiten për luftëtarë të ardhshëm

Gazeta New Born ka siguruar një fotografi që supozohet se janë disa fëmijëve kosovar të cilët kanë shkuar në Siri me baballarët dhe nënat e tyre dhe tani kan mbetur jetim në duart e luftëtarëve të ISIS-it ndërsa fati i nënave të tyre bijave shqiptare nuk i dihet nga shumë shqiptarë luftëtarë të ISIS-it tani më kanë vdekur në ato vende të luftës.

Mëse  300 qytetarë  kosovar që marrin pjesë në luftra terroriste në Siri dhe Irak   janë mbetur të vrarë  dhe janë një numër mjafët i lartë, ndërkohë nuk janë të paktat rastet kur ata të cilët kanë shkuar për të luftuar atje kanë marrë edhe familjet e tyre. Ndërkohë që shumë edhe janë kurthuar dhe nuk mund të kthehen pasi që burrat u janë vrarë dhe  me mungesë  të femrave disa prej  tyre me dashje e padashje  kanë hyrë në martesa të dhunshme.

Më herët në mediet kosovare ishte raportuar se aktualisht po mbanë të bllokuar 13 gra dhe 31 fëmijë shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria.

Këto të fundit po dëshirojnë të kthehen në vendet e tyre, pasi bashkëshortet e tyre janë vrarë, por një gjë të tillë nuk po e lejojnë krerët e ISIS