Europa

Në Zvicër: zbrazen shkollat shqipe, mbushen xhamitë

Mësuesit ankohen se prindërit janë pak të interesuar për t`i sjellë fëmijët në shkollën shqipe: Ka lokalitete ku janë mbyllur klasët e mësimit shqip. Ndërkohë ka xhami që kanë deri në 150 nxënës shqiptarë që ndjekin mësimin fetar.

Mësimdhënësi Hasan Spahiu është i angazhuar në dy pika shkollore, në Limat dhe Zurlinden të Cyrihut, pastaj jep mësim edhe në Brüttisellen, Bülach dhe Volketswil, Afolten am Albis.

Po ashtu Hasani angazhohet që të ndihmojë fëmijët që të integrohen më lehtë në shoqërinë zvicerane.

„Ne dëshirojmë që fëmijët të ruajnë identitetin e tyre kombëtar. Të jenë zviceranë të mirë por mos ta harrojnë edhe kulturën e tyre, ky është qëllimi ynë.

„Ne kemi mësime interdiciplinare kur i mësojmë fëmijët për vendin ku jetojnë dhe vendin prej nga kanë ardhur. Kur t’i njohin të dyjat, do ta kenë shumë më lehtë të kenë një identitet të tyre. Kur flasim për historinë, ne fillojmë nga ilirët por kur mësojmë për historinë zvicerane e përmendim Vihelm Telin por edhe Skënderbeun“.

Megjithë angazhimin e madh të mëuesit Spahiu për të mbajtur gjallë shkollën shqipe në Zvicër, interesimi i prindërve është i vogël për t’i dërguar fëmijët e tyre që të mësojnë shqip.

Mbyllet shkolla shqipe në lokalitetin ku 150 nxënës shqiptarë ndjekin mësimin e fesë në xhami!

Një nga shkaqet mund jetë edhe pagesa e prindërve për mësimin plotësues

„Por, as kjo nuk mund të qëndrojë ngase janë disa pika shkollore, si në Limat ku mësimi është falas, mirëpo prindërit prapë nuk i dërgojnë fëmijët e tyre nëpër shkolla“, mohon Spahiu.

Mësuesi Spahiu ka një tjeter brendë se në Regensdorf ai është detyruar për ta mbyllur një klasë shqipe në mungesë të nxënësve ndërsa në xhaminë në afërsi, mësojnë mësim besim deri 150 nxënës.

„Rregullat dhe morali në islam, format se si merret abdest, namazi, shkronjat e Kuranit” , janë këto mësimet që i mësojnë në xhami me imamin që vjen nga Gjilani.