Skandal diplomatik mes Turqisë dhe Kosovës
Në Kosovë me 23 prill mbahet manifestim i madh për pakicat turke në Kosovë. Për këtë dhe për nënshkrimin e Marrëveshjes për Memorandum Mirëkuptimi, për të cilat punë zyrtare kryeministri turk Numan Kurtulmush sot erdhi në aeroportin e Prishtinës dhe nuk deshi të dal ngase Qeveria e Kosovës nuk i kishte përgatitur asnjë pritje zyrtare.
Ky skandal i paprecedentë ka ndodhur sot në vend. Kreyeministri turk ka ardhur sot në Prishtinë, ndërkohë që askush nuk doli për ta pritur. As edhe mbrojtja e afërt e Policisë së Kosovës, që merret me raste të tilla. Zv/kryeminstri nuk deshi të dilte nga aeroporti.Baki Kelani zyrtar për informim në Policinë e Kosovës ka thënë se policia merr urdhër nga Qeveria për përcjelljen e zyrtarëve të jashtëm, duke lënë për të nënkuptuar se nuk kanë pasur një gjë të tillë.