Kosova

Mediat në Kosovë që kanë programe fetare nxisin për luftë dhe ekstremizëm fetarë

Përmes medieve me përmbajtje fetare siq është ajo e PEACE TV , institucionet kosovare raportojnë se rinia kosovare  është influencuar duke u ndikuar nga një tjetër lloj i islamit politik në Kosovë i cili i ka nxitur rreth 300 qytetarë të këtij vendi që të marrin pjesë edhe luftërat në Siri dhe Irak. Kosova kështu është bërë vendi me më së shumti pjesëtarë në këto lufta nga Evropa për kokë banori.

Edhe numri i të vrarëve është mjaftë i lartë ndërkohë nuk janë të paktat rastet kur ata të cilët kanë shkuar për të luftuar atje kanë marrë edhe familjet e tyre. Ndërkohë që shumë edhe janë kurthuar dhe nuk mund të kthehen pasi që burrat u janë vrarë.

Pasi është raportuar për vrasjen në “front për xhihad” të këtyre shqiptarëve atje, shumë gra dhe fëmijë kanë mbetur në Siri. Më herët në mediet kosovare ishte raportuar se aktualisht po mbanë të bllokuar 13 gra dhe 31 fëmijë shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria.

Këto të fundit po dëshirojnë të kthehen në vendet e tyre, pasi bashkëshortet e tyre janë vrarë, por një gjë të tillë nuk po e lejojnë krerët e ISIS.