Bosna Hersek

Vizita e shefit të CIA-së në Sarajevë

Drejtori i Agjencisë qendrore amerikane  informative(CIA) John Brennani në Sarajevë u takua me njerëz udhëheqës të agjencioneve policore në Bosnjë e Hercegovinë si dhe me grupin për luftë kundër terorizmit në BeH.”Kemi këmbyer mendime lidhur me gjërat e caktuara të sigurisë gjë që ishte e pritshme. Takimi ka qenë konstruktiv dhe shumë mirë i organizuat nga ana a Agjencionit të sigurisë informative të Bosnjës e Hercegovinës(OSA). Çdo gjë ka kaluar në mënyrë  të duhur”, ka cek drejtori i policies federale Dragan Llukaqi. Është biseduar për bashkëpunimin e të gjitha agjencioneve të Bosnjës si dhe me Prokurorinë, por edhe për procesimin e individëve të cilët po kthehen nga konflikti sirian, si dhe për të gjitha ngjarjet të cilët kanë ndodhur në Bosnjë, për luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korupcionit.”Kemi marr mbështetjen e na është thënë se mund të llogarisim në bashkëpunimin me CIA-në  edhe për këmbimin e informative” ka cekur Çampara. Është lavdëruar edhe puna e grupit kundër terorizmit i cili do të duhej zgjeruar me veprimin operativ, në të cilin  nëpunësit policor dhe operativistët do të punonin në terren, si dhe të kryejnë këmbimin e informatave, e në luftë kundër terorizmit është premtuar edhe ndihma e CIA-së.

“Bosnja e Hercegovian si hapësirë qendrore është interesante për SHBA-në pasi që gjendet në”zemër” të Evropës. Ministri o sigurisë së BeH-së Dragan Mektiqi e ka njoftuar Brennanit  se ekziston qëllimi që të themelohen  grupet operative në nivelin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Çampara. Brennani poashtu është njoftuar me rolin pozitiv të Bashkësisë Islame në BeH dhe për atë të cilin e ka bërë reis ul ulema Hysein ef.Kavazoviqi lidhur me çështjen e paraxhemateve, duke shprehur pritjet pozitive se shumica e paraxhemateve të cilët nuk kanë vepruar në kuadër të Bashkësisë Islame tani do të i bashkëngjiten.

Në Ministrinë e sigurisë së Bosnjës e Hercegovinës nuk ishin në gjendje të thonë diq konkrete për këtë vizitë, por në rrugët e qytetit  shihen masa të dukshme të përforcuara të sigurisë. Shefi i CIA-së Brennani me një stazh prej 28 vite pune në agjencionin informativ të CIA-së, para emërimit për shef të CIA-së ishte këshilltari kryesor i presidentit amerikan Barack Obama për çështjen e luftës kundër terorizmit në botë.

Burimi: Al Jazeera