Bahrein

Arrestohet hoxha musliman shia i Bahrejnit për namazin e paautorizuar

Hoxha musliman shia, Shejh el-Misni në paraburgim
Hoxha musliman shia, Shejh el-Misni në paraburgim

Forcat e regjimit të Al Khalifa-s  në Bahrejn arrestuan një hoxhë shiit nën pretekstin e faljes të namazit sot pa leje.

Shejh el-Minsi mbetët në paraburgim dhe u mor në pyetje për 48 orë, njoftoi rrjeti i lajmeve al-Alam.

Autoritetet thonë se Namazi i Xhumasë  dhe Hytbeja apo predikimi  i Shejh  al-Minsi   ishte i paautorizuar.

Grupet e të drejtave ndërkombëtare kanë kritikuar vazhdimisht regjimin e Bahrejnit për shtypjen, goditjen e vazhdueshme ndaj muslimanët shiitë të Bahrejnit  dhe ndaj disidentëve.

Bahrejni, një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin e Gjirit Persik, ka qenë dëshmitar  i protestave pothuajse të përditshme kundër dinastisë në pushtet mbretit Al Khalifa që nga fillimi i vitit 2011, duke  përdorur masa të rënda në një përpjekje për të shtypur demonstratat.

Burimi: IQNA News