Kulturë

Mbahet në Norvegji “Java e Kur’anit”

Shoqata Botërore  Al-Rahma, me qendër në Kuvajt,  zhvilloi një program me titullin ”Java e Kur’anit të Shenjtë” në Oslo, kryeqytetin e Norvegjisë.

Sipas 3robanews, Unioni Islamik i qytetit ka bashkëpunuar në organizimin e programeve të javës.

Në programe  janë zhvilluar  gara për mësimin përmendësh të Kur'anit dhe predikime fjalime nga dijetarët dhe predikuesit musliman.

Walid Iljasin, një organizator i ngjarjes, tha se disa seanca fetare janë mbajtur edhe gjatë javës me qëllim  të zhvillimit të besimit tek muslimanët norvegjezë.

Një seminar rreth një libri me vizatime me titull Texhvidi i Kur'anit nga Shejh Riad Al-Bastanxhi, dhe fjalime mbi virtytet e Kur'anit, si dhe sqarimin e disa nga teoritë mbi interpretimin e sures Huxhurat nga Shejh  Ali Se'id ishin disa nga pikat e programeve të tjera të javës.

Abdul Muhsin Al-Mutairi, një predikues nga Kuvajti, prezantoi predikimet e lutjeve të  Xhumasë dhe  predikoi për parimet kryesore të Kur'anit.