Kopja e parë e Kur'anit arabisht shtypur në Japoni
Kopja e parë e Kur'anit arabisht shtypur në Japoni është dorëzuar të hënën në Muzeun e Qytetërimit Islam në Kazan,në kryeqytetin e Republikës Ruse të Tatarstanit.
Marat Gibattinov, profesor në Akademinë e Shkencave në Tatarstan cili bisedoi për të marrë Kur’anin, tha për Agjencinë Anadolu ,
Pesëqind kopje të Librit të Shenjtë janë botuar në vitin 1934 nga tatarët turq, e cila i jep rëndësi të madhe tartarëve në Japoni.
Kurban Galiev (1892-1972), një tatar etnik në mërgim në Japoni nga Mançuria, e kishte në pronësi Shtëpinë Botuese Islamike të Tokios, e cila e ka publikuar kopjen e Kur'anit në fjalë.
Murat Gibattinov tha se kopjet më të vjetra të Kur'anit të shtypura në Tokio u dërguan në 33 vende, duke përfshirë Egjiptin, Afganistanin dhe Irakun, duke shtuar:
Ky botim është prezantuar edhe të perandori i Japonisë në atë kohë për të përcjellë mesazhin e Islamit në të gjithë vendin.
Mbulesa e Kur’anit është me lëkurë, skajet e saj janë të dekoruara, kurse kopja e Kur’anit pas restaurimit të paraqitet në Muzeun e Qytetërimit Islam.
Burimi: Anadolu Agency