Turqi

Opozita turke qërton politikat e jashtme të qeverisë.

Lideri i partisë opozitare kryesore, Kemal Kılıçdaroğlu, qorton politikat e jashtme të qeverisë në një takim miqësor në Adana. Sidomos ai theksoi më tepër qëndrimi i mbajtur nga Ankaraja në lidhje me Sirinë dhe së fundmi zhillimi i ngjarjeve në Egjipt.

“Nuk ka vend për mëllef dhe urrejtje në politikat e jashtme. Ajo duhet të ndërtohet në bazë të interesave reciproke” tha Kılıçdaroğlu përpara një mori njerëzish përkrahës të Partisë Republikane (CHP) duke shtuar se politikat e “zero problemit” të qeverisë së Erdoganit dështuan totalisht.

“Një politikë e jashtme e gabuar shkakton pika thyerje shumë serjoze në historinë e vendit. Erdoganit nuk i ka mbetur asnjë komshi të cilit aim und t’i thotë çkemi apo që t’i propozojë për bashkëpunim. As Iraku, as Siria, as Egjipti as edhe Irani.”

Kılıçdaroğlu lavdëroi pozitat e partisë së tij e cila javën që kaloi dërgoi një delegacion në Kairo për t’u takuar me përfaqësues të vendit për të diskutuar për çështjen e Egjiptit.

Lideri i CHP-esë veçanësrisht kritikoi rikthimin e ambasadorin turk në Kairo: “ato e thirrën ambasadorin mbrapsht pastaj ju desh të tërhiqeshin nga vendimi i tyre dhe e ridërguan përsëri në Egjipt. A ishte kjo gjëja e duhur për t’u bërë? Ka disa lloj gabimesh që i bën për shkak të ndjenjave qeverisëse (politikave të jashtme) në vënd që të vesh në punë llogjikën. “ tha ai.

Kılıçdaroğlu pyeti se pse nga ana tjetër lideri i Sudanit, Omar al-Bashir i cili gjithashtu erdhi në qeveri pas një grushtshteti i shtrohet tapeti kuq nga qeveria turke.