Debka: Erdogani i lidhi marrëdhëniet me Izraelin me “Kushtin e Sisit!”
Faqja e internetit Debkafile, e njohur për afrimitetin me burimet e inteligjencës së regjimit sionist pohoi se, në bisedimet për normalizim që ende vazhdojnë mes Turqisë dhe regjimit sionist, Erdogani çdo ditë po paraqet nga një kusht të ri, gjithashtu parashtroi se edhe vizita e mbretin saudit, Selman bin Abdulaziz në Kairo ishte për të njëjtin qëllim.
Sipas raportit në Debka, mbreti saudit Selman i përcolli Kairos mesazhin se “Sisi, duke bërë paqë me Erdoganin mund të fitojë mundësinë të kontribuojë pozitivisht në procesin e marrëveshjes mes Ankarasë dhe Izraelit.” As aq kjo gjendje është pasqyruar në lajme si “Ankaraja, përpara se të përplotësojë procesin e normalizimit me Izraelin i ka vënë kusht që të shtrëndojnë duartë me Kairon.”
Delegacioni i Mretërisë Saudite që shkoi në Kairo përcollën mesazhin e qartë në çdo institucion në Kairo se, në situatën kur Sisi nuk do të jetë në këndvështrimin e paqebëries me Turqinë, atëherë Ankaraja do të nxjerrë justifikime të ndryshme gjatë procesit të normalizimit dhe do ta drejtojë këtë proces drejt humnerës.
Nga ana tjetër, Kryeministri i regjimit sionist, në fjalimin që mbajti në një mbledhje të kabinetit të organizuar ditën e djelë, duke iu referuar çështjes që parashtron “Debka” pohoi se në fjalën e tij Netenjahu “Marrëdhëniet tona me Egjiptin janë më shumë se kurrë në që pikë të fortë dhe asnjëra palë nuk i dorëzohet asnjë vështirësie që na del përpara”, me shprehjen “asnjë vështirësi” ai shenjonte disa kushte që Erdogani kishte vënë për “t’u munduar të prishë” marrëdhëniet mes Kairos dhe Izraelit.
Si përfundim, Debka preku edhe faktin se, fjalimi i fundit i Netenjahusë në mbedhjen e kabinetit kishte si qëllim edhe inkurajimin për mos ulje të kokës ndaj presionit të Erdoganit dhe Mbretit Selman kundrejt Abdulfettah el-Sisit.