Sam Babaji përfaqëson Iranin në Garat e Kur’anit në Jordan
Sama Babaji, hafize e Kur’anit, e cila është e verbër, do të konkurojë për Iranin në edicionin e 11-të të Garave Ndërkombëtare të Kur’anit që do të mbahen në Jordani.
Sama Babaji, e cila është nga Teherani, e zuri vendin e parë në mësimin përmendësh të Kur'anit në fazën finale të Garave Kur’anore Kombëtare të 38-ta në Republikën Islamike të Iranit.
Ajo do të niset për në kryeqytetin Aman të Jordanit të shtunën për të marrë pjesë në këtë ngjarje Kur'anore Ndërkombëtare.
Garat Kur’anore Ndërkombëtare organizohen çdo vit nga Ministria për Çështje Fetare dhe Çështje Islamike e Jordanisë, ku marrin pjesë hafizë të Kur'anit dhe këndues të Kur'anit nga shtete të ndryshme.
Kategoria e garave të këtij viti për femra do të mbahet prej dates 9 prill deri më 14 prill 2016, ndërsa kategoria e garave për meshkuj është planifikuar të fillojë më 25 qershor 2016
Mahmud Babakhan do të jetë përfaqësuesi i Iranit në kategorinë e Garave Kur'anore për meshkuj në Aman të Jordanit.
Vitin e kaluar, Haxhar Mehraliane Iranit e zuri vendin e 5-të në mësimin përmendësh të Kur'anit për kategorinë e femrave në edicionit të 10-të Garave Kur’anore.
Burimi: IQNA News