Të Udhëzuarit Në Islam

Studenti i krishter nga Zvicra e përqafon Islamin në një Xhami të Iranit

Një student i ri nga Zvicra, i krishter, është konvertuar në Islam dhe u bë musliman shia, gjatë vizitës së tij në Xhaminë e Shenjtë  të Shah Cheragh , në jug-perendim të provinces së kryeqytetit, është njoftuar të mërkurën.

Duke u njohur me parimet themelore të Islamit, studenti evropian, i cili  kërkon të mbetët anonim, e përqafoi fenë Islame pasi e tha Shehadetin apo Fjalën e Dëshmisë (Dmth. duke pranuar se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të) është rob dhe Pejgamberi i Allahut. ).

Studenti i ri zvicëran është konvertuar në Islam në prani të Shefit të Kujdestarisë të Xhamisë së Shenjt  të Shah-Cheraghe,  Ajetullah Ali Asghar Dastgheyb i cili dhuroi një përkthim të Kur'anit të Shenjtë, librin e Imam Aliut, Nehxh el-Belaga, librin e Imam Zejnel Abedinit, Sahifa al-Saxhxhadijja  dhe disa libra të tjerë evropianit të ri.

Duke iu referuar Letrës së Liderit Suprem për të rinjtë evropian, Ajetullah  Dastgheb tha se Letra e Lideri Suprem, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, ka luajtur një rol të madh në përhapjen e Islamit ashtu siç janë shkruar nga udhëheqësi në kohën e duhur. 

Ajetullah Hamenei  dërgoi dy letra për të rinjtë në Evropë dhe Amerikën e Veriut, duke u kërkuar atyre për të studiuar për Islamin dhe për të marrë informacion të dorës së parë në lidhje me atë para se të pranojë propagandën e qeverive të tyre.

Duke u njohur me parimet themelore të Islamit, studenti  evropian, i cili  kërkoi të mbetët anonim, e përqafoi fenë Islame pasi e tha Shehadetin, Fjalën e Dëshmisë, se ‘Nuk ka zot tjetët përveç Allahut dhe Muhammedi  (paqja qoftë mbi të) është i Dërguari i Allahut.

Ai gjithashtu iu referua terrorizmit duke e quajtur si armik i përbashkët i popujve muslimanë  dhe popujve jo-myslimanë.

Burimi: IRAN