İran

Irani pranoi sistemin raketor S-300

“Përpara kemi cek se kjo kontratë po zbatohet. Edhe pse në të kaluarën pati disa vonesa, sot mund të konfirmojmë se dërgesa e parë e këtij armatimi rus,  sistemit raketor S-300 ka mbërri në Iran, ndërsa dërgesat tjerat do të vazhdojnë më tutje”, ka deklaruar zëdhënsi i ministrisë së punëve të jashtme iraniane.

Rusia dhe Irani në vitin 2007 kanë nënshkruar kontratën për furnizimin e ushtrisë iraniane me sisteme raketore ruse S-300. Pas aprovimit të Rezolutës 1929 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili parashihte vënien e sanksioneve Iranit, pas së cilës zbatimi i kontratës u suspendua për kohë ta caktuar. Rusia ka anuluar kontratën për shitjen e sistemit raketor S-300 Iranit gjatë vitit 2010, por kryetari rus Vladimir Putini e ka shfuqizuar embargon në prill të vitit 2015, menjëherë pas arritjes preeliminare të marrëveshjes nukleare në mes Iranit dhe grupit ndërkombëtar të gjashtë fuqive kryesore botërore.

Bisedimet e gjata kanë sjell gjer te miratimi i planit akcional të përbashkët me të cilin në tërësi ndërprehen sanksionet ekonomike dhe finaciare Iranit të imponuara nga ana e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, gjersa Teherani ka garantuar se nuk do të zhvillojë, të kërkojë apo të pranojë  armë nukleare.

Sipas fjalëve të drejtorit të deparatmenteit rus të ministrisë së punëve të jashtme, Zamir Kabulovit, “sistemet S-300 dorëzuara  Iranit janë armë mbrojtëse defansive të cilët do të sjellin sigurinë vendit të tyre, posaqërisht pajisjeve civile nukleare iraniane”.

Analisti Dave Mujamda për The Daily Beast ka thënë se pajisja e Iranit me sistemet raketore S-300 përjashton tani e tutje sulmet ajrore me aeroplan në këtë shtet, pasi që me këto sisteme mund të mbrohet prej shumicës së aeroplaneve luftarak gjuajtës bombardues, dhe mund të vështërsojë bile edhe sulmet të ashtuquajturëve “aeroplanëve stealth”.

Burimi: altermainstreaminfocom.hr