Kulturë

Dorëshkrimi i rrallë i Kur’anit do të regjistrohet si vlerë kombëtare

Një dorëshkrim i rrallë i Kur’anit shkruar gjatë epëkës  Timuride  dhe Safavide, do të regjistrohet si vlerë e trashëgimisë kombëtare.

Hadi Sharifi, shef i zyrës lokale i Organizatës për Trashëgiminë  Kulturore në Paveh, një qytet kufitar, në Kermanshah, në perëndim të Iranit, tha se dorëshkrimi ishte vizituar nga njerëzit në fshatin Zardouyi; Xhamia e fshatit tani është shtëpia e këtij thesari kombëtar dhe Organizata e Trashëgimisë Kulturore është duke biseduar për këtë vlerë që ky Kur’an të regjistrohet si vlerë e trashëgimisë kombëtare, u tha ai gazetarëve. 

Sipas ekzaminimeve, Kur’ani  është stilizuar, është shkruar me dorë në tri periudha të  veçanta: për herë të parë  është shkruar në fillim të dinastisë Timuride, periudha e  dytë është në kohën e dinastisë  Safavide , dhe periudha e tretë është stilizuar, shkruar nga Mulla Azizi gjatë epokës së dinastisë Pahlavi, sipas shefit të zyrë lokale  të i Organizatës për Trashëgiminë  Kulturore, Hadi Sharifi. Historiku i dorëshkrimeve të Kur’anit do të kshte një tërheqje turistike në një fshat të largëta si ky në qoftë se regjistrohet në Listën e Trashëgimisë Kombëtare.