Amerike

Përurohet Qendra Fetare dhe Kulturore Al Huda në Edmonton, Kanada

Ajetullah Sejjid Murteza Kashmiri, përfaqësuesi i Ajetullah Sistanit, e përuroi  Qendra Fetare dhe Kulturore  al-Huda në Edmonton, Kanada
Ajetullah Sejjid Murteza Kashmiri, përfaqësuesi i Ajetullah Sistanit, e përuroi Qendra Fetare dhe Kulturore al-Huda në Edmonton, Kanada

Qendra Fetare dhe Kulturore  al-Huda e Shoqërisë Islamike është përuruar në qytetin kanadez t Edmonton në krahinën perëndimore të Albertës.

Sipas faqes  Sawt al-Jaliya website, përfaqësuesi i autoritetit të lartë të Irakut dhe shkëlqesësisë së tij Ajetullah Ali al-Sistani ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes.

Të pranishëm, gjithashtu, ishin përfaqësuesit e Komunës së qytetit Edmonton dhe zyrtarë provinciale.

Ceremonia e përurimit u zhvillua me rastin e përvjetorit të lindjes së hazreti Fatime Zahra (a.s.), e bija e dashur e Pejgamberit, Muhammedit (a.s.).

Ajetullah Sejjid Murteza Kashmiri, përfaqësuesi i Ajetullah Sistanit, mbajti një fjalim në këtë ngjarje dhe pastaj e  përuroi Qendrën Fetare-Kulturore al-Huda.

Kanadaja është një shtet në Amerikës së Veriut me një popullsi të madhe muslimane.

Më shumë se një milion muslimanë jetojnë në Kanada, të cilët përbëjnë  rreth 4 për qind të popullsisë së përgjithshme të vendit.