Sejjid Hasan Nasrallah

Sejjid Hassan Nasrallah: Ajetullah Bahxhat ishte një burim frymëzimi për Hizbullahun

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Hizbullah, Sejjid Hassan Nasrallah
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Hizbullah, Sejjid Hassan Nasrallah

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Hizbullah e përshkruan të ndjerin, dijetarin iranian, Ajetullah Muhammed Taki Bahxhat si një burim frymëzimi dhe i shpirtërores për Hizbullahun.

Duke folur për rrjetin televiziv al-Manar të shtunën, Sejjid Hassan Nasrallah tha se për herë të parë u takua me Ajetullah Muhammed Taki  Bahxhat në qytetin e shenjtë të Kumit, në Iran, në vitin 1985 dhe më kishte tërhequr menjëherë karakteri  i tij. 

Ai tha se pas marrjes së udhëheqjes të Hizbullahut, ai do të merrte rekomandime nga Ajetullah Muhammed Taki Bahxhati  që gjithmonë  të bëjmë thirrje për besimin në Zot.

Ajetullah Bahxhat ishte autoritet i lartë fetar iranian musliman shia, i njohur për devotshmërinë e tij dhe respektimin e rreptë të parimeve të Fikhut (Jurisprudencës Islame).  

Ai ndërroi jetë në moshën 96 vjeçare në Kum, në muajin maj 2009.

I lindur në qytetin verior iranian, në Fouman, Provincën Guilan, Ajetullah Bahxhat  ishte në mesin e njërit prej autoriteteve fetare iraniane më i nderuari,  dekretet e tij fetare u pasua nga shumë muslimanë shiitë.

Sejjid Hassan  Nasrallah më tej iu referua luftës 33-ditore të regjimit sionist kundër Hizbullahut  dhe vuri në dukje se Ajetullah Bahxhati e kishte informuar atë në ditët e para të luftës së fitores së lëvizjes së rezistencës. 

Regjimi sionist i Izraelit i nisi dy luftëra në Liban në vitin 2000 dhe 2006. Rreth 1,200 libanezë, shumica prej tyre civilë, humbën jetën gjatë luftës 33 ditore në verën e vitit 2006.

Në të dy rastet, luftëtarët e Hizbullahut kanë dhënë përgjigje me vend ndaj akteve të agresionit të regjimit të Tel Avivit, duke detyruar ushtrinë izraelite të tërhiqet pa arritur asnjë nga objektivat e saj. 

Burimi: IQNA News