Jemeni

Miliona protestues në gjithë Jemenin dënojnë agresionin Saudit

Në përvjetorin e agresionit, jemenasit protestojnë kundër Arabisë Saudite
Në përvjetorin e agresionit, jemenasit protestojnë kundër Arabisë Saudite

Në kryeqytetin e Jemenit, në Sana'a, demonstruesit u tubuan në Sheshin Saba'een të shtunën ku dënuan fushatën ushtarake Saudite  që ka lënë rreth 9,400 të vdekur, shumica prej tyre civilë, që nga data 26 mars 2015.

Mitingje masive janë mbajtur në të gjithë Jemenin për të shënuar përvjetorin e agresionin e vazhdueshëm  të Arabisë Saudite ndaj Jemenit, vendit më të varfër arab.

Në kryeqytetin e Jemenit, në Sana'a, demonstruesit u tubuan në Sheshin Saba'een të shtunën ku dënuan fushatën ushtarake Saudite  që ka lënë rreth 9,400 të vdekur, shumica prej tyre civilë, që nga data 26 mars 2015.

Masat popullore  kanë valvitur  flamuj të Jemenit dhe dhe kanë mbajtur fotografi të Abdul Malik al-Houthi, lideri i lëvizjes ‘Ansarullah të Houthëve , si një shfaqje e unitetit me grupin, i cili ka qenë objektivi kryesor i sulmeve Saudite. 

Demonstruesit  kanë mbajtur një pankartë të madhe ku shkruante, Së bashku kundër agresionit tiranik të Arabisë, ndërsa avionët luftarakë të regjimit Saudit  fluturuar mbi zonat  ku protestohej për t’i  trembur  protestuesit.

Disa demonstrues thërrisnin Fund  rrethimit!, Ndërsa të tjerët u betuan  për të luftuar agresionin Saudit  dhe agjentët e tyre deri në njeriun e tyre të fundit.

Presidenti i rrëzuar Ali Abdullah Saleh, i cili u rrëzua nga protestat popullore në Pranverën Arabe në fillim të vitit 2011, u shfaq në miting rrethuar nga turmat e mbështetësve.

Gjatë  fjalimi të tij të shkurtër, fjalimi i parë që ka dhënë publikisht që nga fillimi i agresionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, Ali Abdullah Saleh thuhet se bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me Arabinë Saudite.  

Ne zgjasim dorën e paqes, paqes  së trimave, për bisedimet e drejtpërdrejta me regjimin Saudit pa një kthim në  Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili nuk është në gjendje të zgjidhë asgjë, tha Ali Abdullah Saleh para mbështetësve që mbanin flamurin dhe që mbanin lartë postera të mëdha të ish- presidentit.

Duke iu drejtuar popullit të Jemenit në një fjalim televiziv të premten, udhëheqësi  i  ‘Ansarullahut’ Abdul Malik al Houthi tha se agresioni Saudit ka dështuar, duke shtuar se ky aggresion ka çuar vetëm në vrasjen e civilëve të pafajshëm në Jemen.

Një vit e tutje, ne shikojmë në rezultatet e këtij agresioni ... Ajo është  thënë se kinse qëllimi është të ndihmojë  dhe kinse janë në shërbim të popullit të  Jemenit.  Por kjo ndihmë erdhi në formën e vrasjeve kriminale dhe gjenocidit, tha ai në fjalimin, duke shtuar, agresioni dhe këta agresorë kriminelë  kanë shkaktuar vetëm dëme të mëdha në të gjitha nivelet në shtetin  tonë dhe në pjesën tjetër të rajonit.

Duke iu drejtuar tubimit anti-Saudit në Sana'a, udhëheqësi i lartë i ‘Ansarullah-ut’ Ibrahim al Ubaidi tha: Sot, të gjithë jemenasit, nga të gjitha sektet e ndryshme, dhe pavarësisht nga përkatësitë e tyre politike, dolën sot në mënyrë masaive për t'i treguar botës se populli  i Jemenit kurrë nuk mund të lëkundet as të dorëzohet. .

Ne kemi ardhur sot për t'i treguar botës, se populli  i Jemenit do të  qëndrojë i palëkundur, ne kemi duruar një vit të tërë, pavarësisht rrethimit dhe urisë dhe sulmeve ajrore, tha një pjesëmarrës, i quajtur Kamel al-Hudani.

Kombet e Bashkuara thonë se lufta ka zhvendosur rreth 2.3 milionë njerëz dhe shkaktoi një katastrofë humanitare në pjesë të mëdha të Jemenit, vendit më të varfër të Botës Arabe.   

Shumë jemenas shprehën skepticizmin e të shtunës për bisedimet e paqes. Përpjekjet e mëparshme për të zbatuar një armëpushim shpejt dështuan, pasi agresorët Saudit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdimisht kanë shkelur armëpushimin.

Pikërisht një vit më parë, në këtë ditë, regjimi Saudit udhëhoqi një koalicion të nëntë regjimeve të tjera arabe dhe filloi një luftë të zgjatur brutale kundër popullit të Jemenit.

Regjimi Saudit dhe aleatët e tij filluan agresionin kundër Jemenit më 26 mars 2015 me objektivin e deklaruar për të shkatërruar lëvizjen popullore ‘Ansarullah’ dhe rivendosjen e pushtetit të ish-presidentit të arratisur të Jemenit,  Abdu Rabuh Mansour Hadi.

Jemeni është strategjikisht i rëndësishëm për Arabinë Saudite dhe fuqitë e tjera botërore, sepse Jemeni kontrollon hyrjen në Detin e Kuq,  dhe ka një korsi  të rëndësishme deti për eksportin e naftës nga rajoni. Arabia Saudite dhe aleatët e saj nuk duan të humbasin kontrollin e kësaj vije të lundrueshme.

Muaj të tërë të agresionit të egër të udhëhequr nga Sauditët kanë lënë gjurmët tek qytetarët e rrethuar të Jemenit, me civilët të cilët kanë mbajtur barrën e konfliktit dhe vendit të tyre duke i lënë në gërmadha. Regjimi  Saudit është mbërthyer në një moçal në Jemen mes rritjes së shpenzimeve të luftës  dhe gjendjës së vështirë ekonomike në vend.  

Sauditët kanë humbur në thelb luftën nga perspektiva e qëllimeve të tyre, dhe tani ata janë duke u përpjekur për të gjetur rrugëdalje nga rrëmuja  pa e humbur fytyrën. Regjimi i Rijadit  është dëshpërimisht në kërkim të një mënyrë për të dalë nga kjo rrëmujë përmes një armëpushim. Armëpushimi i përkohshëm është caktuar të fillojë më 10 prill 2016, një javë përpara bisedimeve të paqës  të planifikuara për të rifilluar në fund të muajit në  Kuvajt, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara me një marrëveshje të përkohshme armëpushimit të hënën e cila më në fund  ia ruan fytyrën e regjimit Saudit dhe t’i jep fund konfliktit.

Në fillim të javës,  Human Rights Watch (HRW) i kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës dhe Britanisë së Madhe të pezullojnë të gjitha shitjet e armëve për Arabinë Saudite derisa të përfundojnë sulmet ajrore të saj dhe të hetohen vdekjet e pafajshme të civilëve.

Human Rights Watch (HRW)  thotë se ka dokumentuar 36 sulme ajrore të paligjshme të kryera nga forcat e udhëhequra nga Arabia Saudite në Jemen, disa prej të cilave mund të përbëjnë krime lufte.

Burimi: Al Waqt News