Amerike

SHBA-të shitën armatim prej 33 miliard dollar monarkive arabe

Gjatë vitit të kaluar qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shit monarkive arabe të rajonit të Gjirit Persik armë në vlerë prej 33 miliard dollar. Agjencioni ISNA transmeton se  Ministria e punëve të jashtme të SHBA-ve nga maji i vitit 2015 gjer tani ka shit armë në vlerë prej 33 miliard dollar monarkive arabe të Gjirit Persik.

Portali Defence News ka publikuar  se monarkitë arabe kanë blerë armë të ndryshme, që nga minahedhës të kalibrave të ndryshme, por edhe pajisje për forcimin e kapaciteteve të tyre balistike, si dhe sasi të reja të helikopterëve sulmues, anije moderne luftarake si dhe raketa anti tankse. Burimi i njëjtë ka publikuar se zëdhënësi i Këshillit për marrëdhënie politike dhe ushtarake të Ministrisë së punëve të jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se administrata amerikane në përputhje me vendimet e sjellura në Kamp Dejvid në vitin 2015 e ka lehtësuar proceson e shitjes së arrmëve monarkive arabe të gjirit Persik.

Ministria e mbrojtjes, Pentagoni dhe State departamenti amerikan pas takimit në Kamp Dejvid kanë lejuar shitjen e armëve monarkive arabe të gjirit Persik. Vetëm gjatë vitit të kaluar adiministrata amerikane ka lejuar dërgesën e 4500 projektilave vetdirigjuara vendeve të rajonit të gjirit Persik.