Europa

Grupi i Ekstremit të Djathtë përball Xhamisë në Madrid pas sulmeve të Brukselit

Grupi i ekstremit të djathtë Hogar Social Madrid ( Shtëpia Sociale Madrid)  ka postuar fotot në rrjetet sociale, duke iu treguar anëtarëve  fishekzjarre ndriçuese në një mbikalim të autostradës  përball një një xhami të madhe në qytet, shpesh të referuar si M-30 xhamia pas autostradës.

Imazhet e para të veprimeve të ndërmarra një moment më parë kundër terrorizmit në M-30 xhamisë në Madrid, e cila financohet ng ISIS (Daesh): XHAMITË JASHTË EVROPËS , thuhet në postim.

Grupi,  gjithashtu, ka varur një parolë  ku shkruan Sot në Bruksel, nesër Madridin? dhe filloi duke përdorur një hashtag në Twitter e #Terroristas Welcome, (Terroristë Mirë se vini) duke iu referuar refugjatëve.

Veprimet e grupit të ekstremit të djathtë pasuan pas sulmeve terroriste të pretenduara nga ISIS-i në Bruksel të martën, të cilat lënë të paktën 35 të vdekur dhe shumë të plagosur në aeroport dhe stacione në metron e  kryeqytetin belg, në Bruksel.

“Pa dyshim, ajo që ka ndodhur në Bruksel më 22 mars 2016 është e papranueshme, as nuk është pranuar brenda logjikës tonë apo fesë për kryerjen e sulmeve  të tilla poshtëra , shkroi Xhamia e Madridit dhe Qendra për Kulturën Islame në një deklaratë për gazetën The Local të mërkurën.

Muslimanët në të gjithë botën e kanë dënuar këtë ngjarje të tmerrshme që mori jetën e viktimave të pafajshme, duke përfshirë edhe muslimanët, si dhe, tha deklarata, duke shtuar se Xhamia e Madridit  ashpër -prerazi ka dënuar sulmet.

Deklarata, dërguar nga Imam Hussam Hoxha, iu drejtua me një  reagim edhe grupit të ekstremit të djathtë në Madrid. 

Ne gjithashtu dënojmë reagimet e ekstremistëve pas asaj që ndodhi, duke përfshirë edhe atë që ndodhi dje pasdite nga një grup ekstremist që u përpoq për të sulmuar xhaminë tonë të madhe dhe të shkaktojë dëme në të, thuhet në reagimin e Xhamisë së Madritit.

Ne kërkojmë që publiku të dënojnë këtë ngjarje dhe çdo tjetër veprim ekstremist, reagim apo paragjykim kundër një feje.  

Më në fund, ne e përsëritim dhe e përsërisim se ne gjithmonë kemi thënë se feja Islame, bazohet në librin tonë të shenjtë, Kur'anin dhe traditës së Pejgamberit  Muhammed, paqja qoftë mbi të, nuk ka asnjë lidhje me këto lloje të veprave.

Partia e krahut të majtë e kryetarit të Madridit,  Manuela Carmena, Ahora Madrid,  përmes  mediave sociale  është angazhuar për të denoncuar veprimet e ndërmarra kundër xhamisë.

Mos  përpiqeni  për të kriminalizuar komunitetin musliman, shkruante në llogarinë e tij zyrtar i partisë. Ne jemi duke luftuar së bashku kundër terrorizmit. Bashkëjetesë = qytete të sigurta.

Burimi: The Local