Hoxhë Musliu: U shkarkua nga puna BIK-u e denoncon në polici
Bashkësia Islame në Kosovë (BIK) e ka denoncuar në Polici imamin e xhamisë Besim Gjelaj, me akuzë se ai nuk iu kishte përmbajtur rregulloreve të BIK-ut. Në hyrje të qytetit të Pejës ka dalë jashtë autoritetit përgjegjës.
Këtë denoncim e ka konfirmuar edhe Musli Arifaj për Gazetën Express.
Ai ka thënë se imami Besim Gjelaj po refuzon ta lirojë vendin e punës edhe pse është i shkarkuar nga detyra e tij.
“Arsyet e shkarkimit të tij janë sepse ai nuk ka pranuar t’i përmbahet rregulloreve të Bashkësisë Islame”, thotë Musliu.