Siria

Kriza siriane rezultat i gabimeve strategjike të Perëndimit

Kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhëniet me Jashtë në Zyrën e Liderit, Sejjid Kamal Kharrazi, konsideron se kriza në vazhdim në Siri është rezultat i gabimeve strategjike të Perëndimit, të cilat janë të shoqëruara me ambicie të disa vendeve të rajonit.


   Sipas agjencisë  IRNA, në një takim me delegacionin të Pleqëve të Botës, i kryesuar nga ish- sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, ai tha në Teheran se el - Kaida nuk mund të konsiderohet më si një grup terrorist i thjeshtë, por i mbështetur nga Perëndimi dhe shtete të caktuara ambicioze në rajon, ajo tani është kthyer në një ushtri terroriste, e cila është ka për mision për të ndezur dhunën në regjion.


     Sejjid Kamal Kharrazit i vjen keq që edhe pse disa kanë ndryshuar pozicionet e tyre të mëparshme ndaj zhvillimeve në Siri, Rijadi është ende duke përkrahur me para dhe me armë Takfiristët terroristë në Siri , një qasje e cila ka çuar në gjakderdhje dhe masakra ndaj popullatës.
    Ish Ministri i Jashtëm i Iranit pasi ripohoi gatishmërinë e Teheranit për të dalë me ndihmën e duhur për t'i dhënë fund dhunës në Siri.


    Kofi Annan, nga ana e tij,  e vlerësoi rolin e luajtur nga Irani në rajon dhe tha se pjesëmarrja e Iranit në Konferencën e Fundit në Gjeneva 2  ishte një domosdoshmëri dhe një domosdoshmëri e pamohueshme