Amerike

Obama refuzoi të takohet me Erdoganin

Presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka refuzuar ofertën që personalisht të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdoganin gjatë vizitës së tij në SHBA. Zyra për marrëdhëne me publikun e Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se ” se takimi në mes dy liderëve nuk është i nevojshëm”.” Vendimi që të mos takohet me Erdoganin gjatë vizitës së tij në Washington nuk duhet marrë si hidhërim, pasi që të dy presidentët janë takuar në nëntor të vitit të kaluar në samitin e G-20 dhe kanë biseduar me telefon në muajin shkurt të këtij viti”, përcjell deklaratën e Shtepisë së Bardhë The Wall Street Journal. Erdogani e ka ftuar Obamën që të  bashkangjitet në ceremonin e hapjes së xhamisë në shtetin Maryland ndërtimin e së cilës e ka financuar Ankaraja.

“Presidenti Obama është në kontakt të vazhdueshëm me disa lider botëror. Nuk e ka orarin e kontakteve bilaterale. Kjo do të thotë, se ai nuk e ka refuzuar ftesën e Erdoganit” kanë deklaruar në administratën e presidentit amerikan. Në kumtesë qëndron se”Turqia gjendet në luftë kundër ISIS-it dhe po lufton për përfundimin e luftës civile në Siri sikurse edhe  me krizën globale të refugjatëve dhe se Erdogani është partner kyç i liderëve perëndimor”. Sipas analistit të Institutit për politikën e Lindjes së Afërt, Soner Chagaptayit, prezenca në hapjen e xhamisë në Washington”, është një ngjarje e vogël në rend të ditës”, por Erdogani në këtë mënyrë kishte dëshirë të shoh” si është sot raporti i tij personal me presidentin amerikan”.

“Shtëpia e Bardhë nuk do që të vështrohet se është i mirëseardhur kryeari Erdogan”, ka thënë Max Hoffman, ndihmës i udhëheqësit të qendrës amerikane të zhvillimit”. Protestat në parkun Gezi në maj 2013 si dhe masat që kanë pasuar kanë arsyetuar shqetësimin shumëvjeçar për shkak të politikës autoritare të Erdoganit dhe ngulfatjes së opozitës politike në Turqi”, ka thënë Hoffmani.

Sipas Hoffmanit aktualisht në Washington mbretëron konsensusi në opinionin amerikan” se Erdogani për shkak të ambicieve të veta personale ka shkatëruar demokracinë në Turqi”.

Burimi: altermainstreaminfo.hr