Mbreti e thërret në telefon Shejh Aidh Al-Karni-un
Kujdestari i dy xhamive të Shenjta, në Meke dhe Medine, Mbretit Salman kohët e fundit i bëri një telefonatë Shejh Aidh El-Karni, një dijetar i shquar fetar saudit, për t’u njoftuar për shëndetin e tij.
Shejh Aidh El-Karni u qëllua dhe u plagos në krah më 1 mars 2016 në qytetin Zamboanga në Filipine, pasi dha një ligjëratë në universitetin e qytetit.
Ai u pranua në Spitalin Mbreti Abdulaziz të Gardës Kombëtare, në Rijad të Arabisë Saudite, të mërkurën, pas transferimit të tij nga një spital në Manilla, Filipine, në një avion të veçantë të urdhëruar nga mbreti.
Duke komentuar thirrjen e mbretit, Abdulaziz Turkistani, ish-ambasadori saudit në Japoni dhe ish-këshilltar i ministrit të Punëve Islame, tha për Agjencinë e Lajmeve Arab News se thirrja e mbretit ishte një gjest i rrallë. Pavarësisht se ishte i zënë me mbikëqyrjen e një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në botë (North Thunder), mbreti gjeti kohë për të thirrur Shejh Al-Karni. Kjo tregon se sa shumë Mbreti Salman kujdeset dhe respekton qytetarët dhe dijetarët.
Thirrja e mbretit të shtunën ishte e dyta që nga të shtënat që ndodhën. E para thirrje ishte kur Shejh Al-Karni ishte në spital në Manila.
Mbreti më tha më pas se ai kishte urdhëruar një aeroplan të veçantë për të më transferuar nga Manila në Rijad, kur gjendja e tij shëndetësore e lejonte, tha Al-Karni.
Guvernatori i Rijadit e ka vizituar Shejh Al-Karni në spital të premten dhe i uroi atij një shërim të shpejtë. Paradite të enjten, ai u vizitua nga Ministri i Punëve Islame, Shejh Saleh Al-Ashejh.
Një grup prej 20 filipinasëve, e shoqëruan Shejh Ali Al-Malikin, shprehën hidhërimin për atentatin ndaj Al-Karni dhe deklaruan synimin e tyre për të përqafuar Islamin përpara tij kohët e fundit.
Burimi: Arab News