Siria

ISIS-i e përdorë kishën e lashtë armene të Rakka-s si shtab i policisë

Kishës Katolike Armene e Martirëve  - Shtab i Policisë
Kishës Katolike Armene e Martirëve - Shtab i Policisë

Militantët e ISIS-it kanë filluar  të përdorin një kishë antike në Rakka të Sirisë si shtab i policisë. 

Ndërtesa e Kishës Katolike Armene e Martirëve  është duke u përdorur nga terroristët e ISIS-it.

Sipas rregullave gratë  mund të rrahen nëse e tregojnë fytyrën e tyre. Shitëset në shitoret për shitjen e prodhimeve nëse tregojnë fytyrën, ngjyrën e flokëve, janë gjithashtu në rrezik.

Përdorimi i kishës si shtab i policisë është raportuar nga Agjencia Suedeze e Lajmeve Expressen TV, e cila i ka angazhuar me porosi  dy gra siriane të mbuluara për të shkuar në fshehtësi  dhe për të filmuar. 

Rakka, në Siri, , kryeqyteti i vetëshpallur i ISI-it, ku gratë tregojnë se çfarë jeta është si nën terroristët.

Hisbah, policia fetare që e zbaton Ligjin e Sheriatit, janë duke përdorur kishën për të diskutuar taktikat dhe për zbatuar ndëshkimet.

Rakka është pushtuar nga militantët në verën e vitit 2014 dhe ka qenë nën kontrollin e tyre qysh atëherë.

Mijëra të krishterë u larguan nga qyteti  pas një paralajmërimi  për të paguar një taksë, të largohen ose të vriten.