Mimoza Kusari: Me besimin në rrugën e Ehli Bejtit arrijmë pastrimin shpirtëror
“ Asnjë festë nuk e lenë pa e uruar, një kryetare shembull ka Gjakova për tërë Kosovën dhe Evropën,” thonë simpatizerët gjakovarë të kryetares së Gjakaovës znj. Mimoza Kusarit. Ajo bëri shumë ndryshime në jetën ekonomike si dhe në bashkëjetesën ndërfetare.
Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ua ka uruar besimtarëve të Tarikatit (bektashi) Natën e Sulltan Nevruzit, e cila simbolizon të bukuren dhe ngrohtësinë që sjell pranvera.
Postimi i plotë i Mimoza Kusarit:
Të nderuar
besimtarë të Tarikatit, sonte për ju është nata që përforcon besimin në rrugën
e Elibejtit, natë e cila simbolizon të bukurën dhe ngrohtësinë qe sjell edhe
stina e Pranverës!
Uroj që
kjo festë para së gjithash t'ju gjej me shëndet dhe begati në familjet e juaja,
me dëshirën që kjo natë për të gjithë ne të reflektoj energji të reja, për
punë, angazhim dhe ngritje të mirëqenies!
Besimi
është njëri ndër atributet që mban gjallë moralin dhe ndjeshmërinë njerëzore,
andaj të shpresojmë që me besim do arrijmë pastrimin shpirtëror dhe afrimin e
vazhdueshëm drejt të vërtetës!
Urime!