İran

Ajetullah Naser Makarem Shirazi: Sunnitët, vehabitë ndryshojnë shumë

Ajetullah Naser Makarem Shirazi
Ajetullah Naser Makarem Shirazi

Autoriteti i lartë fetar musliman shia, Ajetullah Naser Makarem Shirazi tha se njerëzit duhet të dallojnë  muslimanët sunnitë dhe vehabistët, këta të fundit, vehabistët janë kthyer në kukulla në duart e armiqve të Islamit.

Duke folur në ceremoninë me rastin e hapjes së faqes së re të internetit në Ekspozimin e Vehabizmit të martën, tha ai, Daesh (ISIS) dhe al-Nusrah janë fëmijë të egër, të mbrapsht të Vehabizmit.

Vehabitë janë jo vetëm që sulmojnë muslimanët, por edhe parimet e Islamit. Ata janë duke u përpjekur për të paraqitur Islamin si një fe të dhunshme dhe janë duke i dhënë një justifikim të tillë elementeve të ndryshme anti-Islame.

Ndërkohë, shtoi ai, Ne jemi më të shqetësuar në lidhje me Islamin, sepse ata janë duke e prishur imazhin e Islamit. 

Kush i ka dhënë vehabive leje që të ndjehen se ata janë kujdestarët e të gjithë muslimanëve? Pyeti ai dhe tha: Besimi i tyre imagjinar i ka çuar ata që t’i kundërshtojnë, t’i quaj armiqë gjithë dijetarët (ulematë) Islam dhe i kanë kërcënuar ata që të pranojnë mendimin e tyre ose do të humbasin jetën e tyre.

Ajetullah Naser Makarem Shirazi  tha se ka edhe shtetarë amerikanë që kanë njoftuar  se thelbi i këtyre mendimeve të rrezikshme është në Arabinë Saudite të cilat duhet të çrrënjosen.