Hizbullahu reziston kundër armiqve të Islamit
Një autoritet i lartë fetar iranian kritikoi një lëvizje të fundit nga disa vende arabe për të vënë lëvizjen e rezistencës Hizbullah të Libanit në listën e tyre të ashtuquajtur të grupeve terroriste.
Duke iu drejtuar besimtarëve në Hytben e Xhumasë në Teheran më 18 mars 2016, Ajetullah Muhammed Ali Muvahedi Kermani tha se Hizbullahu është një lëvizje që është duke rezistuar kundër armiqve të Botës Muslimane.
Më tej ai kritikoi Arabinë Saudite, e cila ishte pas mobilizimi të shteteve arabe që e përcaktuan Hizbullahun si një grup terrorist nga shtete të caktuara arabe, duke thënë se regjimi Rijadit është ai që ka vrarë mijëra njerëz të pafajshëm në Jemen dhe madje pa mëshirë ka vrarë edhe njerëzit e vet.
Agresioni Saudit në Jemen ka lënë rreth 3500 të vdekur, 6500 të plagosur dhe 430 të humbur tha autoriteti i lartë fetar, Ajetullah Muhammed Ali Muvahedi Kermani.
Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe e përcaktuan Hizbullahun si një grup terrorist në një deklaratë në fund të një takimi në kryqytetin e Egjiptit, në Kajros, në fillim të muajit mars.
Libani dhe Iraku nuk e pranuan këtë lëvizje, këtë vendim, kurse Algjeria shprehur rezerva për të.
Në një lëvizje të ngjashme, Këshilli i Bashkëpunimit të Gjiut (Persik) (PGCC) lëshoi një deklaratë më 2 mars 2016, duke etiketuar Hizbullahun si një organizatë terroriste. Blloku Arab përfshin këto shtete, Bahrejni, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Më vonë, Hizbullahu denoncoi përcaktimin e përshkruar nga shtetet anëtare nga Këshilli i Bashkëpunimit të Gjiut (Persik) si të pamatur dhe armiqësorë.
Masa erdhi disa ditë pasi Rijadi tërhoqi një premtim prej katër miliardë dollarë amerikan si ndihmës për forcat e sigurisë të Libanit. Vendimi u mor në vazhdën e fitoreve të fundit nga ana e ushtrisë siriane, të mbështetur nga luftëtarët e Hizbullahut, kundër militantëve tekfiristë që luftojnë për të përmbysur qeverinë e Damaskut.
Burimi: IQNA News