Kosova

Hoxhë Kqiku : Lufta në Siri ka heq do bërllok nga Kosova!

Ish imami ( hoxha)  Alehim Maliqi që thuhet se gjendet në Siri dhe që ka rekrutuar  shqiptarët e Kosvës tek ISIS-i, dikur ishte imam i xhamisë së Busavatës në Kamenicë.

Ndërsahoxha I ri I quajtur Mervan Kqiku, që ka qasje tjetër të islamit tradicional, madje  ai ka vendosur flamurin kombëtar në minaren e xhamisë.

Gjatë të premteve, imami 21-vjeçar mundohet t’i bind besimtarët se ka vetëm një islam.

“Vjen dikush që flet ndryshe, e ky është një ekstremizëm, prishje qetësie, se nesër-pasnesër dikush thotë: hoxhë e ki keq, se këqyre ky me mjekër ma të madhe e pantallona të shkurta po flet ndryshe, po falet ndryshe, qenka ma mysliman. Por, nuk llogaritet muslimanllëku në mjekër e pantolla”, thotë ai, raporton RTK.

Imami flet edhe kundër organizatave terroriste dhe thotë se lufta në Siri ka heq do bërllok nga Kosova!

Me ardhjen e tij në këtë xhami, është shtuar xhemati, ndërsa banorët janë të lumtur me ligjëratat e tij.