Kryetari, Dr. Hassan Ruhani: Vendet e Shenjta të Ehlul Bejtit –“Vija e Kuqe”
Iranianët nuk do të tolerojnë asnjë agresion kundër vendeve të shenjta Ehlul Bejtit, kjo është vija jonë e kuqe'
Iranianët nuk do të tolerojnë asnjë agresion kundër vendeve të shenjta Ehlul Bejtit, kjo është vija jonë e kuqe'
Duke iu referuar pozitës së Ehlul Bejtit (a.s) në mesin e iranianëve, ai shtoi: Ne e kemi shpallur në mënyrë të përsëritur se Xhamitë e Shenjta të Ehlul Bejtit (a.s.) janë linjat tona të kuqe.
Dëshmorët na mësuan mësimin e unitetit dhe sakrificës dhe i mësoi të gjithë iranianët që Irani Islamik duhet të jetë krenar në rajon dhe në botë, tha Presidenti Hassan Ruhani në Konferencën e Ditës së Dëshmorëve.
Në këtë konferencë e cila u mbajt të shtunën, Dr. Hassan Ruhani tha: Gjithkush është borxh për familjen e madhe të martirëve dhe ne duhet të mësojmë mësimin e sakrificës dhe t’i shërbejmë popullit.
Ai shtoi: Revolucioni Islamik është kryer për hir të moralit, vëllazërisë dhe unitetit kombëtar dhe duke ju bindur Allahut.
Duke iu referuar pozitës së
Ehlul Bejtit (a.s) në mesin e iranianëve, ai shtoi: Ne e kemi shpallur në
mënyrë të përsëritur se Xhamitë e Shenjta të Ehlul Bejtit (a.s.) janë linjat tona të kuqe.
Irani nuk toleron asnjë agresion kundër vendeve të
shenjta të Ehlul Bejtit, tha presidenti Hassan Ruhani shtunën.
Nuk ka asnjë dyshim as për Irak, Siri apo vende të tjera, Irani do të qëndrojë kundër terroristëve në qoftë se ata duan të shkaktojnë ndonjë agresion kundër vendeve të shenjta Ehlul Bejtit, theksoi presidenti, Hassan Ruhani.
Ehlul Bejti janë anëtarët e familjes të Pejgamberit të madh, Muhammedit (a.s.)
Dr. Hassan Ruhani ngushëlloi me rastin e përvjetorit të vdekjes të shenjtërisë së saj, Fatime Zahra (a.s.) dhe tha: Pas vdekjes së Profetit Muhammed (a.s.), ishte Fatime Zahra (a.s.) zonja e madhe e Islamit e cila ndrrojë jetë.
Ai iu referua vizitave të tij të rregullta të familjes së madhe të martirëve dhe vazhdoi: Ne kemi marrë frymë të mjaftueshme shpirtërore, duke vizituar familjen e dëshmorëve dhe veteranëve.
Duke përshkruar Xhihadin, besimin, vetë-sakrificën, dhe martirizimin si vlerat më të mëdha në botë, Dr. Hassan Ruhani ka thënë: Shpirtrat e lartë të prindërve të dëshmorëve mund të rrisin fëmijët të cilët u flijuan dhe luftuan në rrugën e Zotit dhe për mbrojtjen e atdheut.
Në këtë ceremoni, Presidenti Hassan Ruhani gjithashtu mori një qilim nga nëna e një dëshmori dhe e përshkroi atë si nder i madh një dhuratë e çmuar.
Burimi: President Rouhani