Ambasadori O’Connell: Ardhja e Princit, porosi për pajtim mes popujve dhe feve
Ruairi O’Connell ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, tha se vizita e Princit të Uellsit, Charles, në Kosovë është shenjë partneriteti dhe është e rëndësishme për Kosovën, si dhe bartë me vete porosinë e pajtimit mes popujve dhe feve përmes dialogut.
Porosia e ardhjes së Princit të uellsit, Charle në Kosovë është pajtimi mes popujve dhe feve përmes dialogut. Tema e vizitës është pajtimi mes popujve dhe feve, si dhe fuqizimi i pozitës së qytetarëve dhe të rinjve”, tha O’Connell.
Ai tha se Princi është i interesuar për imazhin e Kosovës dhe ndryshimin që ka pësuar pas 17 vjetëve.
Por, sipas ambasadorit princi ka vëmendje të veçantë për trashëgiminë kulturore dhe që nesër ai do të vizitojë Prizrenin.