Siria

Kryetari Rouhani: Vetëm sirianët mund të vendosin për të ardhmen

Kryetari i Iranit Hassan Rouhani tha se vetëm sirianët mund të vendosin  për të ardhmen e vendit të tyre nëpërmjet zgjedhjeve.


     Sipas Press TV, presidenti Rouhani  tha të premten se në qoftë se dikush mendon se ata mund të vendosin për popullin sirianë nga jashtë, atëherë ata janë duke bërë një gabim.


    Është ky populli sirianë që duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Rrethanat duhet të përgatiten që kështu në të ardhmen kërkesat e popullit të përmbushen në zgjedhje të lira, tha Rouhani.


    Kryetari i Iranit i bëri komentet në aeroportin Mehrabad në  Teheran, pas mbërritjes nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF) që u mbajtë në qytetin zviceran të Davos.


     Rouhani, gjithashtu, deklaroi se kriza në Siri mund të zgjidhet vetëm nëse ka një vendosshmëri për të luftuar terrorizmin njëzëshem, në mënyrë të vendosur, duke trajtuar nevojat humanitare të popullit sirianë dhe të hedhim bazat për dialog midis qeverisë siriane dhe opozitës.


    Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani theksoi se Konferenca Ndërkombëtare për Sirinë, që po zhvillohet në Gjenevë, tha: Unë nuk mendoj se kriza siriane mund të zgjidhet nëpërmjet konferencave të tilla.


     Të premten, Ministri i Informacionit të Sirisë Omran el - Zoubi ka thënë se Damasku nuk do të bien dakord për një kërkesë të opozitës në lidhje me formimin e një qeverie kalimtare.