Marrëveshja e BE-së dhe Turqisë për refugjatët
Turqia dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë arrit marrëveshjen, e cila sikurse shpresojnë zyrtarët evropian, do të mundësojë ndaljen e rrjedhës së refugjatëve drejt Evropës, kanë deklaruar burimet nga Brukseli.”Nga burimet të cilët kanë marrë pjesë në takimet e Bashlimit Evropian kemi marrë njohuri së është arrit progres i madh. Turqia ka pranuar marrëveshjen të cilin e kanë propozuar anëtarët e Bashkimit Evropian pas tri rundesh bisedimesh bilaerale dhe trilaterale në mes kryeministrit turk dhe kryetarit të Këshillit Evropian”.
Kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk liderëve të anëtarëve të BE-së i ka propozuar që të pranojnë marrëveshjen e arritur me Turqinë. Marrëveshja përmban katër kapituj, prej të cilëve njëri ka të bëjë me afatin kohor për implemntimin e marrëveshjes.” Sikurse njoftohet, këtë të dielë në mesnatë, çdo imigrantë i cili hynë në Greqi do të kthehet në Turqi”. Në marrëveshje do të respektohet Konventa e Gjenevës që ka të bëjë me refugjatët, gjegjësisht se nuk do të ketë ndjekje kolektive të refugjatëve. ”Çdo refugjat do të ketë të drejtë individualisht të aplikojë për azil në Bashkimin Evropian”.
Çështja e tretë ka të bëjë me shpejtimin e pagesës së tre miliard eurove, të cilin BE-ja i ka premtuar Turqisë. Turqia do shpejtimin e pagesës së ndihmës finaciare për përkujdesjen e refugjatëve dhe është dakorduar që bashkërisht të caktojnë projekte konkrete me të cilin do të financohen ato me mjetet e ndihmës finaciare. Çështja e katërt ka të bëjë me shpejtimin e hapjes së kapitujve të bisedimeve. Është dakorduar ringjallja e procesit të çasjes dhe shpejtimi i përgatitjeve për hapjen e bisedimeve të kapitujve të buxhetit dhe finacimit.
Liderët e Bashkimit Evropian në samitin e mbajtur në Bruksel kanë dakorduar pozitën e përbashkët për planin e kthimit të dhjetëra mijëra migrantëshnë Turqi, të cilët të premtën ja kanë ofruar kryeministrit turk Ahmet Davutogllusë. Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel në Twitter ka publikuar lajmin për marrëveshjen e liderëve të BE-së pas bisedimeve në Bruksel, në të cilin krerët evropian kanë marrë pohimin se projekti i marrëveshjes nuk do të rezultojë me deportimet masive, e njëkohësisht janë kapërcyer dallimet në saje të lehtësirave të premtuara Turqisë në këmbim të ndihmës së saj.
Kryesuesi i samitit Donald Tusk dhe shefi i komisionit ekzekutiv i kanë prezentuar pozicionet e harmonizuara të BE-së. Në bazë të planit të marrëveshjes,Bashkimi Evropian do të paguajë ashtu që imigrantët e rinjë që vijnë në Greqi, dhe nuk i plotsojnë kushtet për azil do të kthehen në Turqi. Për çdo migrantë të kthyer Bashkimi Evropian do të pranojë nga një refugjatë nga Siria të cilët do të shpërndahen në mes shteteve të Bashkimit Evropian.