İran

Imami musliman sunni, Mulavi Abdul Hamid Ismail Zahi: Hazreti Fatimja (a.s.) respektohet shumë nga muslimanët sunitë

Imami musliman sunni, Mulavi Abdul Hamid Ismail Zahi
Imami musliman sunni, Mulavi Abdul Hamid Ismail Zahi

Imami i Namazit të Xhumasë i Zahedanit theksoi se Hazreti Fatimja

(a.s.) nderohet  shumë nga myslimanët sunnitë në të gjithë botën.
Imami musliman sunni, Mulavi Abdul Hamid Ismail Zahi, e ka përshëndetur  Hazreti Fatimen (a.s.) duke e quajtur një fener frymëzimi për të gjithë muslimanët duke theksuar se ajo nderohet thellë nga muslimanët sunnitë në të gjithë botën, njoftoi Agjencia e Lajmeve Takrib (TNA).

Duke folur në Hytben e Xhumasë, Mulavi Ismail Zahi në përvjetorin e vdekjes së hazreti Fatimes (a.s.) bija e nderuar të Profetit Muhammed (a.s.), duke përshëndetur kontributin e saj të madh në rrugën e Islamit duke vënë në dukje se besimtarët musliman sunni kanë  dashuri të pakufishme për te.

Dashuria dhe respekti për të Ehlul Bejtin është e përbashkët si për muslimanët sunnitë, ashtu edhe për muslimanët shiitë”  tha autoriteti  lartë musliman sunni, Mulavi Abdul Hamid Ismail Zahi dhe u bëri thirrje     muslimanëve të rrymave të ndryshme  Islame të respektojnë njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë  në mënyrë që të rritet uniteti në Ummetin Islam.  

Në vende të tjera në fjalën e tij, gjatë Hytbes së Xhumasë, Imami i provincës Zahidan kërkoi nga besimtarët muslimanët të bashkohen kundër armiqëve dhe t’i zgjidhin problemet mes tyre.
Në një fjali tjetër gjatë fjalimit, Mulavi Abdul Hamid Ismail Zahi kërkoi nga besimtarët  të bashkohen kundër armiqve dhe të përpiqen në promovimin e solidaritetit në Botën Islame.

Burimi: TNA