Princi Charles viziton Beogradin lëvdon shqiptarët
Princi i
Wellsit, Charles, po qëndron në Serbi, në kuadër të turneut të tij në Ballkan.
Ai ka mbajtur sot një fjalim në Parlamentin e Serbisë në Beograd, ku, ndër të
tjera, ka folur për pajtimin në rajon, si dhe ka përmendur Nënën Terezë si një
shqiptare humniste dhe Rita Orën si një artiste e muzikës.
Ai ka shtuar se pajtimi kërkon angazhim nga të gjithë, nga udhëheqësit e shteteve dhe të besimeve, e deri te njerëzit e rëndomtë në qytetet dhe fshatrat e tyre.
“Ai kërkon mbështetjen e miqve të afërt dhe të largët”, ka thënë princi Charles.
“Unë mund t’ju siguroj se Britania është me ju, teksa ju ndërtoni të ardhmen tuaj të përbashkët. Paqja dhe stabiliteti në rajon nënkupton që të gjithë ne, qoftë në Ballkan, qoftë në Mbretërinë e Bashkuar, apo kudo tjetër, do të mund të shijojmë një të ardhme më të sigurt dhe më me prosperitet. Bashkë, ne mund ta ndërtojmë këtë të ardhme”, ka thënë princi i Uellsit në Beograd.