Si mund të parandalojë SHBA-ja “katastrofën”
Sipas dr. Scheuerit, kërcënimi i vërtet për Lindjen e Afërt nuk është vetëm Al Kaida. Dy shtetet e Lindjes së Afërt, Izraeli dh Arabia Saudite e kanë korruptuar sistemin politik amerikan dhe kanë shërbyer aleatëve të Al Kaidës.
Në intervistën ekskluzive për Radion Truth Jihad, dr. Scheuer i ka deklasuar cionistët amerikan të cilët e sulmonin nga koha kur nisi të flas për nënshtrimin e SHBA-ve ndaj Izraelit dhe për rrezikun që bie.
“ Nuk e di a janë ata jo stabil apo janë të shqetësuar. Por janë shumë të pamoralshëm në lidhje me atë që kanë shkruar, në kuptim të asaj që kanë shkruar punëdhënësve të mi, në kuptim të asaj që kanë shpall publikisht. Por në fund të ditës, ata mbrojnë pozitën e pambrojtur. Ata mbrojnë, me shumë respekt, pozitën e cila është tradhtare për SHBA-në, dhe inkompatibile me termin e qytetarit amerikan”. Katër librat e Scheuerit kanë shpreh faktin se katër lider top amerikan kanë treguar pak interes në mbrojtjen e amerikanëve nga kërcënimi i terrorizmit katastrofal. Ky gabim, sipas tij, ka lidhje me korruptimin e procesit politik amerikan, sikurse që janë cionistët dhe saudit të cilët blejnë politikanët dhe tentojnë të marrin përsipër kontrollin mbi Shtëpinë e Bardhë.
“Në kohën kur kam punuar për CIA-në, në rast se kemi mbledhur informata dhe kemi investuar një lloj përpjekje nga e cila SHBA-ja do të kishte dobi, por realisht nuk ka pas marrëdhënie me ndonjë shtet tjetër, në rast se kishin marrë vesh izraelitët dhe saudët, ndërsa ju keni refuzuar të ndani informatën me ata apo me shërbimet nacionale të tyre, ata dy shtete, kanë mund të thirrin Shtëpinë e Bardhë, duke anashkaluar shërbimin informativ, dhe kanë bind Shtëpinë e Bardhë të urdhërojë që ajo informatë të jepet edhe atyre”.
Gjatë kohës sa kam qenë shef i njësisë së CIA-së për Bin Ladenin nga viti 1996 gjer më 1999, Michael Scheurer thotë se ka pas dhjetë mundësi të kap apo të vras Bin Ladenin. Çdo herë nga ai është kërkuar të heq dorë. Me sa duket Bin Ladeni ka pas mbrojtje nga niveli i lartë. Pas 11 shtatorit 2001, Bin Ladeni me siguri ka qenë krimineli më i kërkuar në botë. Por, ai akoma ka poseduar mbrojtjen amerikane, të cilin e kam shkruar në librin tim:
“Hulumtimi i luftës kundër terrorit”: “ Në rast se administrata e Bushit me të vërtetë ka dashur të kap Bin Ladenin dhe ndihmësit e tij, pse ka shkuar çdo herë me rrjedhën e vet, dhe ata kanë mundur të ikin? Pasi që trupat amerikane dhe aleanca e tyre veriore e kanë rrethuar Kabulin në nëntor të vitit 2011, vargani i madh me së paku njëmijë automjete dhe kamiona të cilit e transportonin udhëheqësit kryesor të Al Kaidës, në mes të cilëve ka qenë edhe Bin Ladeni, kanë bllokuar rrugën kryesore jashtë Kabulit nga ora tetë e mëngjesit e gjer në ora tre të pasdites. Një bisnismen lokal pat thënë: “ Me siguri ka qenë lehtë për avionët amerikan të shohin dritën e përparme”. Populli i Kabullit ka dit se çfarë po ndodh, dhe kanë qenë të befasuar që amerikanët të cilin e kanë pas Kabullin në dorë, nuk kanë bombarduar varganin.”Nuk e di pse nuk janë vrarë të gjithë”, ka deklaruar bisnismeni lokal”.
A do të heqin dorë politikanët nga rryshfeti (korrupsioni) izraelit dhe saudit për të shpëtuar shtetin amerikan? Vetëm atëherë kur amerikanët do të kushtojnë vëmendjen e tyre në paralajmërimet sikurse të dr. Scheuerit, do të vendosin përfundimisht të detyrojnë liderët e tyre në përgjegjësin që e kanë.
Burimi: Press TV