Shejh Ahmed el-Tajib i Al-Az-harit të Egjiptit: Ripërtrinë Thirrjen për Takimin e Dijetarëve Sunni dhe Shia
Autoriteti më i lartë i Xhamisë Al-Az-har , Imami Madh, autoriteti më i lartë musliman i Egjiptit, bëri thirrje për mbajtjen e seancave të përbashkëta të dijetarëve muslimanë shiitë dhe dijetarëve muslimanë sunnitë.
Shejh Ahmed el-Tajib bëri thirrje në një takim të martën me kryetarin e Irakut, Fuad Masum në Kajro, njoftoi faqja al-Ummah el-Akhbariya.
Ai tha se takime të tilla janë të nevojshme për dhënien fetva (vendim) që eliminojnë problemet që rezultojnë në tensione sektare në Botën Islame.
Shejh Ahmed el-Tajib e ka përshkruar Irakun si një vend të madh në Botën Arabe dhe Muslimane dhe përsëriti gatishmërinë e Universitetit, Xhamisë, Al-Azhar për të mbështetur irakianët përball përpjekjeve që kanë për qëllim përhapjen e përçarjes.
Vitin e kaluar, autoriteti i lartë fetar i Iranit, Ajetullah Nasser Makarem Shirazi mirëpriti një telefonatë nga Shejh Ahmed el-Tajib për një takim të që mund t’i çojnë dijetarëve muslimanët sunnitë dhe muslimanët shiitë deri tek uniteti.
Ajetullah Makarem Shirazi i dërgoi një letër Shejhut egjiptian, duke propozuar një konferencë në mes dijetarëve të lartë muslimanë shiitëve dhe të dijetarëve muslimanë sunnitë, të shqyrtojë pengesat më të rëndësishme në rrugën e unitetit islamik dhe për të përcaktuar masat më të rëndësishme, masat e nevojshme për përforcimin e unitetit islamik.
Thirrja nga Shejh Ahmed el-Tajib ishte transmetuar në TV shtetëror të Egjiptit më 22 korrik, 2015, në fund të një serie të programeve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Burimi: IQNA News